TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shtator 2023, 08:22

Reforma zgjedhore, Basha prezanton sot projektin e PD

Shkruar nga Pamfleti
Reforma zgjedhore, Basha prezanton sot projektin e PD
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njoftoi dje përmes një postimi në rrjetet sociale se ditën e sotme do të kryejë prezantimin për reformën zgjedhore.

Përmes një posteri të publikuar në rrjetet sociale mësohet se takimi do të ndodhë pasditen e sotme në orën 17:00.

Kujtojmë se ditën e djeshme çështja e reformës zgjedhore u diskutua edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Dje Deputetja e PD-së Flutura Açka, e deleguara nga Lulzim Basha për postin e Kryetarit të Grupit të Partisë Demokratike është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetareve.

Flutura Açka është larguar nga mbledhje për të mos e bërë situatën qesharake, pasi në mbledhje ishin dy kryetar Grupi për PD.

Në këtë mbledhje ishte ftuar edhe Gazment Bardhi edhe Flutura Açka, ndërsa Kuvendi ende nuk ka shprehur se cilin njeh si kryetar grupi.

Në reagimin e saj, Flutura Açka tregon arsyet pse u largua nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

” Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve – nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situtës mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë.", tha ajo.

Reforma zgjedhore, Basha prezanton sot projektin e PD

lulzim basha

Lini një Përgjigje