
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët, ku Shqipëria mbështet Ukrainën në integrimin në NATO.
Para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ka pasur një takim Rama-Zelensky. “U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, shkruan Zelensky.
Ndërkohë presidenti ukrainas ka vlerësuar Ramën mbi debatet që pati ai sot me ambasadorin rus në OKB.
“I dashur Edi Rama, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje