
Hapja e garës është më e rëndësishme, se rritja e çmimeve. Kështu deklaroi kryetari i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, teksa shpalosi platformën e kësaj lëvizjeje dhe hapat e ardhshëm.
Në një intervistë për emisionin “Debat” në A2 CNN, Adriatik Lapaj deklaroi se çmimet e larta janë pasoja, kurse shkaku është mungesa e garës dhe e llogaridhënies.
“Në këtë rrugëtim nuk e vendos Adriatiku cila është agjenda ne kemi parimet e qarta, rrugëtimin e vendosin qytetarët. 5 qytetarë nuk janë mjaftueshëm për numrat. Nëse masivisht na dëgjojnë atëherë mund të ketë zhvillime të reja në këtë vend. Është më e rëndësishme hapja e garës se çmimi i fasules. Çmimet janë pasoja, duhet të merreshim me shkakun. Nuk merrem me pasojat, por me shkakun dhe nëna e të gjithë problemeve është mungesa e garës, mungesa e llogaridhënies. Partitë politike të mëdhenjtë administrojnë zgjedhjet, është fakti që emigrantët tanë nuk kanë mundësi të shprehen me votë si emigrantët e vendeve të tjera”, tha ai.
Lapaj theksoi se rrugëtimi i lëvizjes së tij do të vijojë në të gjitha qarqet e vendit dhe në Diasporë, për demokratizimin e vendit dhe nëse politikanët nuk reflektojnë do të përballet në zgjedhje.
“Po e nisim me një rrugëtim në 62 bashki dhe 21 destinacione në Diasporë për të folur për këto pika për demokratizimin e vendit dhe për të krijuar një frymë që imponon një vullnet tjetër. Nëse politikanët e kolltuqeve të Tiranës nuk e reflektojnë këtë qasje do të përballemi në zgjedhje”, tha ai.
Duke cilësuar bashkimin në kauza si qëllimin e lëvizjes së tij, Lapaj tha se nëj tjetër çështje e rëndësishme është miratimi i ligjit për referendumin.
Lini një Përgjigje