TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Janar 2026, 14:17

Ramës nuk i del inati me Fevziun: Kërko falje për gënjeshtrat, mos u fshi pas analizave të motit

Shkruar nga Pamfleti
Ramës nuk i del inati me Fevziun: Kërko falje për
Foto e postuar nga Edi Rama për Blendi Fevziun

Kryeministrit Edi Rama nuk i del inati me gazetarin Blendi Fevziu, drejtuesin e emisionit Opinion. Në një tjetër postim në rrjetet sociale, Rama insiston që Fevziu duhet të kërkojë falje, pasi ka gënjyer audiencën e tij, kur pohoi se të paktën 7 ministra ishin në udhëtime private në fundjavë, ndërsa paraqesin kaseta të regjistruara, si për të treguar se janë në krye të detyrës.

“Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë - shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai - llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.

Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat!”, shkruan Rama në postimin e publikuar sot.

Postimi nga Edi Rama

Mesa kuptoj dëbora e kudondodhur dhe kalendari i ngjeshur i influencerit, e penguan Blendi Fevziun të merrej seriozisht me faktin që i gënjeu hapur shikuesit e tij besnikë, kur nga ekrani i Opinionit u tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!”

Që kjo ishte një gënjeshtër e llojit shpifje, këtë nuk e mohoi dot as vetë Fevziu, duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë sajesë të hedhur nga dritarja e Opinionit në shtëpitë e shqiptarëve, bash kur një sërë ministrash ishin ditë e natë rrugëve gjatë vorbullës atmosferike të javëve të fundit.

Unë e dija që Fevziu gënjeu, siç e di kur gënjejnë - shumë më shumë dhe shumë më shpesh se sa ai - llazoret demokratikase të sallonit të tij ose daha më keq, konkurentet e tyre tek salloni i qimeve të opozitës apo le pastaj barisalifallinjtë e udhëheqjes demokratikase.

Por duke qenë se tek salloni i Fevzos shkoj edhe vetë, kur vjen ora e ndonjë debati me përfaqësuesin më të gëlltitshëm të çetës opozitare, e kam detyrim t’i bëj apel Fevziut që t’i kërkojë falje shikuesve të përbashkët dhe të mos fshihet pas analizave të motit, me hilenë që çudia tre ditë zgjat!

Shumica dërrmuese e atyre shikuesve nuk janë votuesit e mi, madje janë tifozë kundërshtarë, por ama ata janë edhe shikuesit e mi, të cilët Fevziu i keqtrajtoi brutalisht me atë shpifje plateale, ndërkohë që në ekranin e Opinionit ata janë në besën e tij. Dhe nëse Fevziu nuk i mbron dot nga shpifësit që fton aty në çdo debat politik, minimalisht nuk duhet t’i abuzojë edhe vetë apo jo?

Do thoni ju po se mos është e para herë dhe të drejtë keni, por ama ka një moment kur duhet ndaluar e kërkuar një falje, qoftë edhe njëherë të vetme, se ky avazi i bubullimave të shpifjeve e i gërrgërrimave të akuzave nga mëngjesi në mesnatë u bë pocaqi fare, e mbase Fevziu si një lider mediatik në mexhelisin e 700 tenxhereve e gjen tek vetja këtë forcë duke dhënë një shembull pozitiv…



edi rama fevziu debati

4 Komente

  1. T
    Tony

    Ky Fefzua kopil befotrofi eshte turpi e kryeplehra i medias e Shqiptarise.

    1. F
      Feti Dema

      O none none! Qenka prish Rama me Fevziun. Katastrofë kombëtare. Po sikur Fefziu ti përvishet qeverisë Rama ? Bije qeveria dhe populli ngelet si delet pa çoban. Po sikur Rama ta përjashtoi Fevziun nga 'opinioni'?Populli ngelet qorr, pa dritare ku shikon botën dhe lexon politikën e 'Kastës'. Edhe këtë sherr e kishim mangut.

      1. F
        FEVZO, JE NJERI PUBLIK.PUBLIKU PYET !!!???

        GOJẼT E LIGA THONE SE FEVZO ESHTE NON GRATA NE AMERIKE . MUND TE NA THOTE SI ESHTE PUNA?

        Lini një Përgjigje