
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.
Ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.
Salianji thekson se modeli i kësaj mazhorance është modeli i grabitjes së qytetarëve, ndërsa shton se çmimi i shtrenjtë i naftës ka një ndikim të drejtë për drejtë në koston e jetesës dhe varfërinë.
“Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!
Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash. Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.
Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!
Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë. Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!
Protesto!”, shkruan Salianji në “Facebook”.
Lini një Përgjigje