Nancy VanHorn, e ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, duket se po i kushton rëndësi agjendës parlamentare në prag të nisjes së sesionit të ri, pas pushimeve të dimrit.
E ndërsa Kuvendi rinis punimet më 19 maj, VanHorn ka programuar takime me drejtuesit e dy grupeve më të mëdha parlamentare, PS e PD, por edhe me Kryeparlamentarin Niko Peleshi.
Diplomatja amerikane fillimisht do të takohet me Taulant Ballën rreth orës 12:00 dhe dy orë më pas, ora 14:00 do të takohet me Gazment Bardhin, kreun e Grupit Parlamentar të PD-së.
Takimet e diplomates amerikane në Kuvend vijnë në një kohë kur nga opozita ka pasur kritika të forta për mënyrën se si ka funksionuar Parlamenti gjatë sesionit të parë, ndërsa PD dhe aleatët e saj kanë njoftuar nisjen e një vale protestash deri në rrëzimin e Qeverisë Rama. Gjithashtu nga rradhët e opozitës ka pasur zëra për një kushtëzim të raporteve të opozitës me Kuvendin, gjë që ka ndodhur të paktën me Komisionet Parlamentare, kur deputetë opozitarë nuk kanë marrë pjesë në mbledhje.
Kuvendi ka në agjendën e tij dy reforma mjaft të rëndësishme, ajo zgjedhore dhe ajo territoriale, për të cilat janë ngritur edhe Komisionet përkatëse me përfaqësues nga pozita dhe opozita.
Shume joshese eshte kjo e ngarkuara me Punë.