TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2024, 21:15

Rama sfidon SPAK-un? Zbardhen detajet e “nismës kombëtare” që do të prezantohet nesër para deputetëve, fokus korrupsioni

Shkruar nga Pamfleti

Rama sfidon SPAK-un? Zbardhen detajet e “nismës kombëtare”

Dalin të tjera detaje nga mbledhja e nesërme që ka njoftuar kryeministri Rama, i cili do u drejtohet deputetëve dhe ministrave. Rama tha se do të shpallë nismën kombëtare Shqipëria 2030 dhe mësohet se fokusi është korrupsioni.

Detajet i dha Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi. Në një intervistë për RTSH 24, Klosi tha se pjesë e mbledhjes do të jetë një nisëm e re kundër korrupsionit dhe zvogëlimit të hapësirave për t’u përfshirë në korrupsion të administratës publike. Këto nisma, tha Klosi, janë pjesë e ambicieve të Shqipërisë 2030 dhe anëtarësimit të vendit në BE.

Kryeministri e ka dëshmuar se mbledhja e nesërme është normale, ku diskutojmë çdo javë situatën politike dhe problematikat e ndryshme nga jeta parlamentar e deputetëve dhe nesër shpalosim një nisëm të re kundër korrupsionit ku do ketë një debat live. Është pjesë e gjithë asaj që ne po bëjmë për të transformuar veten dhe vendin ku kërkojmë që Shqipëria të jetë partnere e denjë me anëtarët e BE në 2030. Duhet të përgatisin vendin, administratën, shoqërinë për ta bërë gati për anëtarësimin ne BE.  Ne kemi një drejtësi të re ku po bën një punë të jashtëzakonshëm kundër korrupsionit në administratë publike dhe jemi përpjekur që të ngremë mekanizma që reduktojnë hapësirat që administrata publike të preket nga fenomenet e korrupsionit. Shërbimet sot i kemi online, kemi raport shumë të mirë me bashkëqeverisjen ku njerëzit kanë hapësira për t’u ankuar, kemi një përpjeke për të hequr të gjithë sistemin e prokurorive nga administrata publike dhe ta kalojmë në një sistem shumë më profesional, e kthyer në një gangrenë. Ne mbështesim pa kushte drejtësinë e re”, tha Klosi.

Pra Rama po reflekton pas deklaratës së Dumanit se administrata nuk raporton korrupsionin, apo po sfidon hapur SPAK. Është folur shpesh se Rama ka urdhëruar të vetët të mos i hapin derën BKH-së dhe mos vallë tani do të shikojë një mekanizëm për të anashkaluar SPAK?

 

Lini një Përgjigje