
Takimi do të transmetohet live në media, teksa Rama njofton se do të jetë në fokus, ligji, korrupsioni dhe qeverisja. Pra me pak fjalë, kryeministri do lëshojë sërish të vetët.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi mbledhjen e nesërme, ku ministra e deputetë do të jenë bashkë në një takim të jashtëzakonshëm.
Që në fund të javës që lamë pas u njoftuan të gjithë se nuk duhet të mungojnë, teksa Rama ka konfirmuar pak më parë atë që shkroi “Pamfleti” se do të kemi shoun e radhës.
Takimi do të transmetohet live në media, teksa Rama njofton se do të jetë në fokus, ligji, korrupsioni dhe qeverisja. Pra me pak fjalë, kryeministri do lëshojë sërish të vetët. Prej disa javësh ai nuk ka folur për drejtësinë dhe nuk ka dhënë më paralajmërime për të vetë, por me gjasë nesër do hedhë të tjerë emra në “gojën” e SPAK.
Nga ana tjetër Rama i është rikthyer avazit të nismave kombëtare, nisma që realisht kanë qenë të dështuara, si ajo e konsultimit publik që u bë pak kohë më parë. Po ashtu kryeministri nuk e fsheh se pret që të marrë një tjetër mandat në zgjedhjet që po vijnë.
“Nesër 10:00 Live TV: Partia Socialiste, Qeverisja, Ligji, Korrupsioni dhe një Nismë e Re Kombëtare për Shqipërinë 2030. Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkruan Rama.
Edi Rama pritet të shpallë nesër vendimin për të ndryshuar totalisht krerët politikë të qarqeve, dhe siç mësohet, nuk do të jetë asnjëri prej emrave aktualë, që janë edhe udhëheqës e qeveritarë të mazhorancës.
Rama, do të mbajë një fjalim të gjatë, ku do të shpallë ndryshimet, e që më pas do të deklarojë se të gjitha do të miratohen në Asamblenë e Përgjithshme të partisë.
Rama si gjithmonë korrupsionin do ja u faturojë atyre që i hanë kumbulla pas shpine, ndërsa vetë nuk do marrë asnjë përgjegjësi. Ndërkohë që çdo raport nga ndërkombëtarët nxin qeverinë dhe jep alarmin për nivelin e korrupsionit. Mbetet të shihet gjithashtu nëse kryeministri ka apo jo ndonjë plan për ndryshime në qeveri. /Pamfleti
Lini një Përgjigje