TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2024, 15:35

Autori i emisionit që i ‘nxori bojën’ Agaçit flet sërish: Brenda muajit transmetohet pjesa e dytë, kemi thelluar investigimin

Shkruar nga Pamfleti

Autori i emisionit që i ‘nxori bojën’ Agaçit flet

Drejtuesi i programit "Report" në "Rai 3", Sigfrido Ranucci, ka folur sërish mbi përplasjen me qeverinë shqiptare dhe arsyet se përse nuk u transmetua pjesa e dytë e dokumentarit për Shqipërinë.

Në një konferencë me gazetarët e huaj, i pyetur nga gazetarja shqiptare se "Syri Tv" Alba Kepi, Ranucci theksoi se brenda këtij muaji do të transmetohet puntata e dytë e këtij reportazhi në lidhje me Shqipërinë.

Ai tha se arsyeja e tërheqjes nga transmetimi është sepse po punojnë për të sjellë një investigim akoma dhe më të thelluar.

-A jeni censuruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama?

Ranucci: Jo asnjë censurë e gjatë këtyre ditëve jam përpjekur t'i përgjigjem në rrjetet sociale dhe interesit të lartë të publikut shqiptar. Asnjë censurë.

-Pse nuk u transmetuar vazhdimi i reportazhit investigativ mbi Shqipërinë?

Ranucci: Po punojmë për t'u rikthyer me materiale të tjera më të thelluara në analizën e nevojshme e duke respektuar kohën televizive. Kemi respektuar disa investigime të tjera që kanë prioritet, pasi për pak hymë në fushatën elektorale të zgjedhjeve europiane e duhet të respektojmë dhe parë zhvillimin  politik. Puntata mbi Shqipërinë do të jepet rregullisht shumë shpejt. Nuk kemi pasur presion. Shumë na kanë kritikuar dhe vetë Kryeministrja Meloni që e ka quajtur reportazhin tonë "një linçim ndaj popullit shqiptar".

Dua ta riktheksoj, asnjë linçim madje siç e provuan dhe sondazhet në Shqipëri, 84% e publikut shqiptar mendon se faktet e këtij repotazhi janë të vërteta. Ajo që më vjen keq është se si një Kryeministre italiane nuk ka besim në një televizion publik i shtetit italian. Brenda muajit do të transmetojmë puntatën e radhës së Report mbi Shqipërinë

-A do të realizoni një intervistë televizive me KM shqiptar me kushtet që ai ka kërkuar, Live e jo e montuar?

Ranucci: ntervista me KM shqiptar do të respektohet si kreu i një qeverie e siç respektohet çdo kush që intervistohet nga Report. Nëse ai do pranojë, intervista do të respektojë formatin e Report, mendimi i tij do të përcillet ashtu siç e shpreh, në mënyrë integrale e nuk do të bëjmë prerje të saj.

-Si i komentoni akuzat e Ramës se investigimi juaj është fals, mbi Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë janë jo të vërteta?

Ranucci: Ne kemi përgjigjet e Agaçit, janë siç na i ka përcjellë. Ne bëjmë punën e nuk kemi bërë akuza por kemi sjellë kontekstin e gjithçkaje. Nuk kemi goditur përgjithësisht, por kemi dhënë emra e mbiemra të politikanëve të përfshirë në ngjarjet e korrupsionit. Trasparency International ka dokumentuar Shqipërinë si vend i përfshirë në ngjarje të rënda korruptive.

-Një komenti i juaji si gazetar pse dhe si e shihni mbrojtjen që Kryeministrja Meloni bëri ndaj homologut të saj shqiptar?

Ranucci: E shoh si solidaritet mes kryeministrave, ashtu siç kemi ne gazetarët me njëri-tjetrin.

 

Lini një Përgjigje