TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 12:41

Rama refuzon të përgjigjet për masën e SPAK ndaj Berishës: Ik tani, mirupafshim

Shkruar nga Pamfleti

Rama refuzon të përgjigjet për masën e SPAK ndaj

Kryeministri Edi Rama, paraditen e sotme është ndalur në Vlorë ku ka inspektuar punimet e Lungomare 3, teksa shoqërohej nga ministrja Mirela Kumbaro.

Pas inspektimit Rama ka folur për mediat, por nuk ka preferuar të komentojë vendimet e fundit të drejtësisë, për arrestimin e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezit dhe vendosjen e masave të sigurisë për Berishën.

Rama pati edhe batuta me gazetarët sa i takon projektit për Lungomaren.

"S’më ndahet Vlora mua. Vazhdojnë punët. Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës.

Ku ka shtëpi pa problematika, çdo shtëpi ka problematika, po rëndësi ka që të fuqizohemi e t’i zgjidhim", tha Rama.

Vendimet e fundit të SPAK?

Ik tani mirupafshim.

rama berisha vlore

Lini një Përgjigje