TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 10:43

Berisha tentativa për të zvarritur procesin, dorëzon në GJKKO kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Shkruar nga Pamfleti
Berisha tentativa për të zvarritur procesin, dorëzon në
Sali Berisha dhe gjyqtarja Irena Gjoka

Mbrojtja e Sali Berishës ka depozituar kërkesën në GJKKO për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e aferës së privatizimit të Partizanit .

"Në kryesekretarine e GJKKO-së, ditën e sotme, datë 26.10.2023, ora 09:45, është paraqitur kërkesa e kërkuesit Sali Berisha, me objekt: “Kërkohet përjashtimi i gjyqtares Irena Gjoka”, nga gjykimi i kërkesës penale të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha, me bazë ligjore nenet 17, 18, 19, 21, 22, 23 të Kodit të Procedurës Penale. Duke qenë se gatishmëria për javën 23.10.2023-29.10.2023, referuar urdhërit të gatishmërisë të zv.Kryetares së gjykatës, i takon gjyqtares Irena Gjoka, kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares pasardhëse të gatishmërisë, Flora Hajredinaj."-thuhet në njoftim. 

Për të tretën ditë me radhë, Gjykata e Posaçme po zhvillon seancën për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seancat kanë dështuar për dy ditë më radhë, ndërsa ditën e sotme ish-kryeministri Berisha do të mbrohet nga dy avokatët e shtetit Jalldiz Kastrati dhe Rabie Cenalia, të cilët kanë mbërritur në seancë. Ish-kryeministri Berisha është lënë në detyrim paraqitje dhe ndalim për dalje jashtë shtetit, pasi hetohet për korrupsion me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Një ditë më parë, avokatët u larguan nga seanca me argumentin se Gjykata ka rrëzuar disa kërkesa që ata kanë bërë, përfshirë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjykimi i çështjes dhe mospranimin e kërkesës për ta dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e vendimit për masën "detyrim paraqitje" për ish-kryeministrin.

sali berisha spak gjkko

Lini një Përgjigje