TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 10:17

Fletë-thirrja nga SPAK, Arjan Hoxha: Rakip Suli e ka deleguar firmën në mënyrë permanente, por nuk shpëton

Shkruar nga Pamfleti

Fletë-thirrja nga SPAK, Arjan Hoxha: Rakip Suli e ka deleguar firmën

Arjan Hoxha, Kryetar i PD në Kamzë  ka komentuar sjelljen e kreut të bashkisë Kamëz Rakip Suli i cili tashmë është nën hetim nga SPAK për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

“14 maji ishte një datë që u tregua se ata drejtorë që kanë shpërndarë paratë e korrupsionit të vjedhura nga taksat e shqiptarëve.

Unë dhe një pjesë e PD e kemi denoncuar rast pas rasti. E kemi denoncuar qe SPAK po të merret me Kamzën ka shumë punë. Ka mjaftueshëm raste se aty janë derdhur para në një masë të jashtëzakonshme. Kemi shkolla te rindërtuara me 7.5 milionë euro.

Po ta vesh re sjelljen e Sulit. Shumë drejtorë të Sulit kanë dhënë dorëheqjen. Ai e ka deleguar firmën në mënyrë permanente, por nuk i shpëton përgjegjësisë.

Kemi 32 tendera me flamur të kuq në Kamëz.", tha ai.

Rakip Suli është kryebashkiaku i radhës socialist i cili do të thirret në SPAK.Prokuroria e posaçme konfirmoi pak javë më parë që ndaj tij ka nisur një hetim shpërdorim detyre.

Prokuroria ka gjetur shkelje në kompensimin e rindërtimit.

Kanë qenë këshilltarët bashkiakë të Kamzës kanë kallëzuar në SPAK kryebashkiakun e tyre, Rakip Sulin. 

 

arjan hoxha rakip suli

Lini një Përgjigje