
Zbardhen prapaskenat e shtyrjes së procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që në nisje të procesit ka pasur debate. Një nga avokatet e caktuara nga shteti, Rabie Cenalia ka kërkuar 2 ditë kohë për t’u njohur me çështjen.
Mediat raportojnë se prokurorët e SPAK thanë se do të njoftojnë dhomën e avokatisë për refuzimin e mbrotjes nga avokatja, ndërkohë që Cenalia tha se nuk kishte refuzuar, por vetëm kishte kërkuar më shumë kohë për të studiuar dosjen.
“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, është shprehur Cenalia.
Seanca e tretë në Gjykata e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha është shtyrë për në orën 15:00.
Lini një Përgjigje