TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shtator 2024, 19:43

Rama nesër furtunë në Asamble? Nga Kryesia, te Sekretariatet dhe drejtuesit politikë, cilët janë emrat që rrezikojnë

Shkruar nga Pamfleti
Rama nesër furtunë në Asamble? Nga Kryesia, te Sekretariatet dhe
Edi Rama

PS mbledh nesër Asamblenë Kombëtare, priten ndryshime në Kryesi, sekretariate dhe drejtuesit politikë...

Partia Socialiste do të ndezë nesër motorët për zgjedhjet e 2025. Pas Kongresit të mbledhur në korrik dhe takimit me ministrat në fillim të këtij muaji, kryeministri Rama do të mbledhë nesër Asamblenë e PS, e cila do të ketë fokus organizimin e partisë për zgjedhjet e vitit që vjen. Takimi do të mbahet në një hotel në Durrës, teksa sipas burimeve pritet që të ketë ndryshime në nivelet drejtuese të PS, që nga anëtarët e Kryesisë, te drejtuesit politikë dhe sekretariatet.

Sa u takon drejtuesve politikë në qarqe, aktualisht kemi një ndarje të tillë: Në Fier- Taulant Balla, në Elbasan-Damian Gjiknuri, në Vlorë-Blendi Klosi, në Shkodër- Elisa Spiropali, në Kukës- Pandeli Majko, në Durrës-Ardian Çela, në Berat- Bledi Çuçi, në Gjirokastër- Mirela Kumbaro, në Dibër- Belinda Balluku, në Lezhë- Ulsi Manja, në Korçë- Niko Peleshi dhe në Tiranë- Erion Veliaj. Ka zëra se shumë prej emrave të mësipërm mund të lëvizin. Disa mund të ndryshojnë destinacion dhe disa mund të largohen fare.

Po ashtu surprizat më të mëdha priten te kryesia. Përbërja aktuale e Kryesisë së PS është: Ogerta Manastirliu; Belinda Balluku; Olta Xhaçka; Evis Kushi; Mimi Kodheli; Blerina Gjylameti; Pandeli Majko; Erion Braçe; Ditmir Bushati; Ilir Beqja; Arben Pëllumbi dhe Armando Subashi.

Nëse shohim kemi disa emra që e kanë thuajse të sigurt largimin. I pari është Ilir Beqja, që ndodhet në qeli. Kemi Olta Xhaçkën, të cilën Rama e ka kritikuar edhe publikisht s epasi iku si ministre ka qenë inaktive. Po ashtu ka dhe emra të tjerë që rrezikojnë, si për shembull Evis Kushi, që nuk është më ministre.

Po ashtu një organizim total pritet edhe te sekretariatet, ndonëse ndryshimet ndodhën vetëm një vit më parë.

Ndërkohë, duhet theksuar se Asambleja përbëhet nga anëtarë të rinj, që u zgjodhën në Kongresin e korrikut. Nga listat me emra, spikasin disa që janë të njohur. Në Tiranë janë Joleza Koka dhe Romina Kuko, të dyja me poste të dhëna nga kjo qeveri. Romina është zv/ministre dhe kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë.

Në Durrës bie në sy një emër, Albora Rraja. Nga një verifikim në faqen e KQZ dhe ILDKP, rezulton se zonja në fjalë është vajza e Rrahman Rrajës, deputetit që dha dorëheqjen pas sherrit që ndodhi në Fushë Krujë, ku u masakruan dy qytetarë të thjeshtë.

Në Elbasan bie në sy një tjetër emër, Imelda Sejdini. Ajo është vajza e ish-kryebashkiakut të ndjerë, Qazim Sejdini. Ky i fundit ndërroi jetë pak kohë më parë, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Po ashtu, Rama i bëri qokën oligarkut Milo Gjikuria. Pjesë e Asamblesë është Previn Gjikuria, nënkryetar i Bashkisë Himarë. Previn Gjikuria është familjar i oligarkut Milo Gjikuria. /Pamfleti

ORGANET QË NDRYSHOJNË NESËR

Kryesia

1.       Ogerta Manastirliu

2.       Belinda Balluku

3.       Olta Xhaçka

4.       Evis Kushi

5.       Mimi Kodheli

6.       Blerina Gjylameti

7.       Pandeli Majko

8.       Erion Braçe

9.       Ditmir Bushati

10.      Ilir Beqja

11.     Arben Pëllumbi

12.     Armando Subashi

Sekretariatet

1.       Sekretar i Përgjithshëm, Bledi Klosi

2.       Sekretar i Organizimit, Ardian Çela

3.       Sekretar i Burimeve Njerëzore, Eduart Ndreca

4.       Sekretar i gruas, Evis Kushi

5.       Sekretar digjital dhe i rinisë, Etjen Xhafaj

6.       Sekretar i marrëdhënieve me jashtë, Romina Kuko

7.       Sekretar i çështjeve zgjedhore, Eridjan Salianji

8.       Sekretar i programit, Milva Ikonomi.

Drejtuesit politikë

1.       Fier- Taulant Balla

2.       Elbasan-Damian Gjiknuri

3.       Vlorë-Blendi Klosi

4.       Shkodër- Elisa Spiropali

5.       Kukës- Pandeli Majko

6.       Durrës-Ardian Çela

7.       Berat- Bledi Çuçi

8.       Gjirokastër- Mirela Kumbaro

9.       Dibër- Belinda Balluku

10.     Lezhë- Ulsi Manja

11.     Korçë- Niko Peleshi

12.     Tiranë-Erion Veliaj

Lini një Përgjigje