TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shtator 2024, 16:48

Kush janë dy gratë e dërguara nga SHBA-BE që do tentojnë të mbrojnë SPAK nga kthetrat e politikës?

Shkruar nga Pamfleti
Kush janë dy gratë e dërguara nga SHBA-BE që do
Xhafaj dhe ekspertet e SHBA-BE

Cilat janë ekspertet që SHBA-BE u kanë besuar monitorimin e komisionit “Xhafaj”?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian janë vënë në lëvizje për të mos lejuar tjetërsimin e reformës në drejtësi. Ambasada e SHBA konfirmoi lajmin e së enjtes, se ka dërguar ekspertët e saj në komisionin “Xhafaj”. Po ashtu të njëjtën gjë ka bërë dhe misioni i Bashkimit Europian.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur Berisha ka dhënë sinjale se do të dërgojë deputetët e tij në këtë komision, i cili shihet si rrezik për SPAK dhe organet e tjera të drejtësisë apo të pavarura, si KLSH apo ILDKP. Vetë Ambasada Amerikane dje ua bëri të qartë si Ramës ashtu dhe Berishës se reforma nuk preket. Garanci për këtë do të jenë dy zonja: Mary Kate Butterfield dhe Agnes Bernhard.

Kush janë dy gratë e dërguara nga SHBA-BE që do
Në rreth Mary Kate Butterfield

E para do të përfaqësojë SHBA. Mary Kate Butterfield është aktualisht shefe e misionit të OPDAT. Ajo ka shërbyer në SHBA si zv/prokurore dhe ka ndjekur shumë raste hetimore. Prej një viti ajo ndodhet në Tiranë dhe drejton grupin e ekspertëve juridik të SHBA. Pra ajo është e mirë-informuar mbi legjislacionin shqiptar.

Emri i dytë është mjaft i njohur. Agnes Bernhard është një nga njerëzit që e njeh “me dhëmbë e dhëmballë” reformën në drejtësi. Ajo është një ndër arkitektet e ndryshimeve ligjore. Agnes Bernhard ka qenë pjesë e ekspertëve të lartë që hartuan reformën dhe ka drejtuar misionin EURALIUS, misoni kryesor në hartimin e të gjitha ligjeve. Pra ajo njeh shumë mirë çdo ndryshim, pasi një pjesë të madhe i ka hartuar vetë. Agnes Bernhard është një garanci shumë e madhe në komisionin "Xhafaj", pasi ajo mund të “nuhasë” edhe manovrat e fshehta që mund të bëhen me ligje të caktuara.

Kush janë dy gratë e dërguara nga SHBA-BE që do
Në rreth Agnes Bernhard

Përveç kësaj, flet vetë karriera. Gjatë afro 30 viteve përvojë profesionale, Bernhard ka fituar përvojë të gjerë në veprimtarinë gjyqësore si anëtare e Gjykatës Administrative të Apelit në Austri, e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë dhe duke mbrojtur çështjet e Austrisë para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Për më tepër, ajo vazhdimisht ka ofruar trajnime për gjyqtarë, prokurorë dhe punonjës të shërbimit civil dhe ka zbatuar një gamë të gjerë të projekteve të asistencës teknike, ndër të tjera për Shkollën Shqiptare të Magjistraturës, Gjykatën e Lartë të Kasacionit dhe Drejtësisë në Rumani dhe për Këshillat e Prokurorisë dhe të Gjyqësorit në Kosovë.

Ajo ka kryer më shumë se 30 studime, nën suazën e Komisionit Evropian, në veçanti në fushat e aksesit në drejtësi, efikasitetit të mjeteve juridike, drejtësisë penale mjedisore dhe ligjit kundër diskriminimit.

Sinjalet janë se Rama dhe Berisha mund të tentojnë të miratojnë ndryshime ligjore apo të vënë kufizime ndaj organeve të drejtësisë, një lëvizje kjo për të frenuar ecurinë e reformës dhe për t’i shpëtuar arrestimit. Por dje SHBA e dha mesazhin dhe për garanci do të jenë dy zonjat në fjalë, për sa kohë që ambasadori i SHBA nuk ka ardhur ende. /Pamfleti

Lini një Përgjigje