
Partia Socialiste do të hapë të shtunën në orën 12:00 fushatën zgjedhore të 11 Majit në Sheshin Skënderbej.
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy m’Sy, deklaroi se nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës.
Ai theksoi se risi e kësaj fushate është se do të hapet me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.
“Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit.
Ndryshe nga herët e tjera ne do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë.
Në këtë cikël takimesh ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.
Por deri nesër le të vazhdojmë me ditën e sotme dhe me çastin e tanishëm dhe jam në dispozicion të përgjigjeve tuaja, stafi më ka përgatitur një sërë pyetjesh me kritika që vijnë nga fundi i kënetës”, tha Rama.
Në vijim, Kryeministri vuri theksin te rritja e pagave , ku sipas tij, paga mesatare në sektorin publik-privat është 830 euro.
“Ndërkohë, kur ne morëm detyrën paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro, ndërkohë që në 2024 u mbyll viti sipas INSTAT me një pagë mesatare 1000 euro.
Është shumë e qartë që në vitin 2030 paga mesatar do të jetë 1230 euro në sektin publik. Jemi në kushtet ku pagën mesatare e kemi rritur me shumë se 2 herë e gjysmë. Jemi në këto shifra, dhe arsyeja pse ne vonohemi masivit është se kur i them gjerat atje në realitet, janë njerëzit që ato gjëra i kanë të prekshme.
Kur them që paga minimale ishte 157 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin qe paga minimale do të bëhet 500 euro janarin e ardhshëm, njerëzit e dinë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje