Kryeministri Edi Rama, në një fjalë drejtuar deputetëve në Grupin Parlamentar të PS-së, tha se mes jush duket se nuk ka një ide të qartë për përmbushjen e të gjitha kritereve në raport me përmbushjen e objektivit tonë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Rama tha se në fazën ku jemi po negociojnë periudhat e ndërmjetme në procesin e anëtarësimit.
“Faza e ndërmjetme është pjesë e mekanizimit të anëtarësimit, një model ky që u ndoq edhe nga Kroacia”, tha Rama.
Në këtë kuadër ai tha se do të synohet të fitohet faza e ndërmjetme prej 5 vitesh për të plotësuar kriteret e BE-së në sigurinë ushqimore, e cila në kushtet ku ndodhet sot është e paintegrueshme.
“Do të jemi në një treg prej 450 mln njerëzish ku Shqipëria do të jetë një pikë uji në oqean. Sfida për sektorin prodhues dhe institucionet do të jetë e shumëfishtë.
Sa për të dhënë një shembull, në momentin që flasim përmes skuadrës jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas momentit të anëtarësimit, që t’i japim mundësi vendit të jetë i gatshëm tyë përmbushë çdo kriter në qenien pesë e familjes europiane, diçka që është pjesë e mekanizmit të anëtarësimit.
Beteja kryesore është e sektorit të prodhimit ushqimor.
Për të gjithë prodhuesit në fshat, për të gjithë sipërmarrjen që përpunon prodhimet ushqimore. Momentalisht jemi të pa integrueshëm në BE për shkak të nivelit të pa mjaftueshëm të sigurisë ushqimore sipas standardit të BE, po përpiqemi të përfitojmë një fazë të ndërmjetme 5 vite pas anëtarësimit”, tha ai.
Ai tha se nuk do të jetë e largët dita kur në kuadrin e sigurisë ushqimore të bllokohen produktet edhe në Shqipëri, për shkak se nuk plotësojnë kriteret e BE-së.
“Duke u përpjekur që bashkë të bëjmë një përmbledhje të punës dhe të sfidave që grupi i ri ka hasur në sesionin e mëparshëm që ishte edhe sesioni i parë i kësaj legjislature dhe nga ana tjetër për të vendosur disa piketa të përbashkëta në kushtet kur puna që kemi përpara është shumë e veçantë për shkak të futjes së Shqipërisë në fazën intensive të negociatave në BE dhe për shkak të domosdoshmërisë që në një hark kohor të shkurtër prej 2 vitesh Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit, sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë”, tha Rama.
Bathë ore bathë kokë tul... Ahuu sa vite duhet të kapet treni, do pastruar toka njëherë se kur flisnin ekspertët në takime e trajnime ju me ego të sëmurë e pentito kishit mend ti bulizonit, nuk u jepnit as naftë, as ju interesonte me sa shisnit të shkretët, boll shyqyr që po mbanin fotosintezën