TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 10:18

“Shqipëria Bëhet” paralajmëron protestë: Nesër në orën 18:00 para Kryeministrisë

Shkruar nga Pamfleti
“Shqipëria Bëhet” paralajmëron protestë:
Adriatik Lapaj

Përfaqësues të Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" kanë ndërmarrë sot një aksion përpara Kryeministrisë, ku kanë kërkuar që qytetarët të rreshtohen në reagimin kundër qeverisë.

“Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të bashkuara”, shkruhej në pankartën që ata mbanin në duart.

“Shqipëria Bëhet” paralajmëron protestë:

Njëkohësisht është bërë me dije edhe data e protestës, duke thirrur tubim ditën e nesërme, 17 janar në orën 18:00.

“Shqiptarët të rreshtohen krah drejtësisë. 17 janar të gjithë në shesh kundër regjimit të hajdutëve”, ishte thirrja e tyre.

Ndërkohë, kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka kërkuar që qytetarët t’i bashkohen protestës, për të reaguar kundër “regjisorit të këtij sistemi korruptiv”.

“Njerëzit duhet të pyesin veten a duhet të protestojnë dhe të bashkohen. Ata që përballen me tatimet dhe padrejtësinë e gjobaxhinjve duhet të pyesin veten a duhet të protestojnë. Të gjithë çiftet e reja që nuk blejnë dot një apartament, duhet të pyesin vetën a duhet të protestojnë. Unë i ftoj të gjithë të protestojnë përballë një njeriu, përballë regjisorit të këtij sistemi korruptiv”, u shpreh Adriatik Lapaj.

proteste shqiperia behet kryeministri

Lini një Përgjigje