TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 11:30

Me dyer të mbyllura dhe nën masa të forta sigurie, si ndryshoi formatin mbledhja e Grupit Parlamentar të PS

Shkruar nga Pamfleti
Me dyer të mbyllura dhe nën masa të forta sigurie, si ndryshoi
Momente nga kontrollet e automjeteve

Nën masa të forta sigurie, dhe me dyer të mbyllura, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Pallatin e Brigadave në Tiranë, grupin parlamentar socialist.

Çdo automjet që ka hyrë në Pallatin e Brigadave verifikohej nga të paktën dy pjesëtarë të Gardës së Republikës, që verifikonin targat dhe personat që ndodheshin në to. Një masë kjo që nuk para është aplikuar në mbledhje të tilla, që zakonisht mbahen në godinën e Parlamentit, përballë Kryeministrisë.

Mbledhja ka nisur me pothuajse 30 minuta vonesë, nga ora 10:00 që ishte njoftuar, ndërsa Kryeministri Edi Rama mbërriti rreth orës 10:20.

Mbledhja e cila do të zgjasë deri në orën 15:00, sipas informacioneve të shpërndara më parë nga Partia Socialiste, pritet të ketë në qendër të saj, veprimtarinë e Kuvendit dhe përcaktimin e një agjende 1 vjeçare në punën e Parlamentit, ku prioritet do t’I jepet realizimit të reformave, qoftë ajo zgjedhore dhe ajo territoriale, por edhe nismave që do të paraqiten nga Qeveria apo Komisionet e Posaçme parlamentare.

Pavarësisht se pritej që së paku mbledhja e Grupit Parlamentar të ishte e hapur, në momentin kur Kryeministri Edi Rama do të paraqiste objektivat dhe porositë për deputetët socialistë.

Por duket se në momentet e fundit, duket se është marrë një tjetër vendim, për të mbajtur gjithçka ‘nën kontroll’, larg mediave, duke synuar në këtë mënyrë që çdo rrjedhje informacioni të ishte e kontrolluar. Kryeministri ka zgjedhur që fjala apo porositë e tij të mos jenë publike, të paktën si fjalimet e zakonshme, edhe pse piketat kryesore pritet të bëhen publike në orët në vijim.

Një nga çështjet që mund të prodhojë debat në Parlament, gjatë sesionit parlamentar, është Kodi i ri Penal, i cili ka prodhuar paraprakisht jo pak reagime dhe debate.

Por gjithashtu nuk do të mungojnë edhe tentativat për të prekur institucionet e drejtësisë, veçanërisht për të ndërhyrë në kompetencat e SPAK, ndoshta duke reduktuar veprat penale, që kjo Prokurori ka në juridiksion. /Pamfleti/



 

 

pallati brigadave ps grupi parlamentar

Lini një Përgjigje