TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 14:34

Rama ironizon takimin e PD në Korçë: Ilir Vrenozi është 'bossi' i partisë, e ka vulosur edhe LaCivita! 

Shkruar nga Pamfleti

Rama ironizon takimin e PD në Korçë: Ilir Vrenozi

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar sot në një video të postuar në Facebook, ku i është përgjigjur me ironi dhe mesazhe thumbuese deklaratave që Ilir Vrenozi bëri gjatë një takimi elektoral të PD-së në Korçë.

Rama tha se Vrenozi është kthyer në “bosin” e PD-së dhe shtoi se nuk është çudi që ai mund të zëvendësojë Sali Berishën, pasi sipas tij, edhe këshilltari i kreut të PD-së, Chris LaCivita, e ka kuptuar se demokrati nga Korça është ai që mund të ngrejë turmën në brohorima me fjalimin e tij, njësoj siç e bënte dikur Berisha.

“Dje, Vrenozi mori në dorë drejtimin real nga Korça, ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër dhe në rang kombëtar, lëshoi nga goja programin real të asaj partie dhe ngriti peshë turmën fanatike, siç kishim kohë pa parë. Njësoj si në kohën kur bufi i printe me histeri, ajo turmë deri mbrëmë ishte ujë i ndenjur, me zhurmë bretkosash. Ky zhvillim i ri dhe i fuqishëm në frontin e kënetës e bën më të qartë zgjedhjen e 11 majit, duke nisur nga Korça, ku Vrenozi hyri në garë si një hipopotam në një dyqan qelqurinash dhe u ofroi korçarëve modelin shembullor, shumë të sinqertë të kënetës madhështore.

Demokratët e Korçës do ta vendosin vetë se ç’duhet të ndodhë që ata të bëjnë atë që duhet në votën e 11 majit, kur duhet të zgjedhin për BE ose për kënetë… Ama, bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej ç’ka i thoshte të gjithëve… bos! Ai është sot defakto ‘the boss’. Bosi i atyre që nuk do të ikin nga kënetë deri sa ta shohin në fronin e bufit plak, fillimisht në Korçë e më pas, pse jo, në vend të bufit. Korçë o Korçë, të lanë Vrenozin të të bëjë madhështor. Shih e bëj, por vetëm më shaka mos e merr aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump,” tha Rama.

Lini një Përgjigje