TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 13:35

Babloku krijon korridorin e ri të trafikut të kanabisit, shkel ligjin për transportin me kompani private

Shkruar nga Pamfleti

Babloku krijon korridorin e ri të trafikut të kanabisit, shkel ligjin

Me një udhëzim anti-ligjor, qeveria i ka hapur rrugë trafikimit të kanabisit të prodhuar nga kompanitë me licencë monopol dhe nga grupet kriminale, duke autorizuar transportin e tij nga kompani private. Me këtë skemë, Rama u heq përgjegjësinë oligarkëve të tij dhe ia kalon atë transportuesve të palës së tretë...

Në Ligjin nr. 61, datë 21 korrik 2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”, janë përcaktuar qartë kriteret e rrepta që kompanitë duhet të zbatojnë për të ushtruar këtë aktivitet.

Por kryeministri Edi Rama, përmes Ministrisë së Bujqësisë, ka filluar të shpërfillë përcaktimet ligjore duke krijuar, me një manovër të hollë administrative, hapësira të plota për trafikimin e kanabisit përtej qëllimeve ligjore.

Babloku krijon korridorin e ri të trafikut të kanabisit, shkel ligjin

Në nenin 3 të Udhëzimit nr. 10, datë 5 mars 2025, përcaktohet se kompanive që marrin licencën për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit u lejohet të kryejnë transportin e produktit, brenda dhe jashtë vendit, përmes kompanive të tjera private. Pikërisht ky autorizim bie në kundërshtim të plotë me ligjin, i cili e detyron biznesin e licencuar të kanabisit ta realizojë aktivitetin me cikël të mbyllur që nga importi i farave, mbjellja, kultivimi, vjelja, përpunimi, paketimi, magazinimi e deri tek eksportimi te blerësi përfundimtar.

Me urdhrin e ri të Ministrisë së Bujqësisë, të miratuar në kundërshtim flagrant me ligjin, kompanitë që do marrin licencat mund t’i kontraktojnë kompanitë e tjera private, sipas interesave dhe pazareve të tyre, për transportin e sasive të kanabisit. Për këtë manovër është përdorur si mbulesë neni 22 i ligjit nr. 61, datë 21 korrik 2023, i cili në fakt nuk ka lidhje aspak me kontratat e transportit, por vetëm me dhënien e lejeve të ushtrimit të biznesit.

Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë është përdorur gjithashtu VKM nr. 9, datë 9 janar 2025, e cila nuk ka asnjë referencë për lejimin e transportit nga palë të treta, por përmban vetëm kritere sigurie që duhet të zbatojë policia “Illyrian Guard” e Ministrisë së Brendshme dhe kompanitë private të sigurisë.

Nëpërmjet këtij mashtrimi ligjor dhe administrativ, Edi Rama i ka hapur rrugë krijimit të një rrjeti trafikimi brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku kanabisi i prodhuar ligjërisht nga kompanitë e licencuara mund të përzihet dhe trafikohet së bashku me prodhimet e grupeve kriminale të lidhura me qeverinë.

Skema e re e qeverisë e zhvendos përgjegjësinë nga kompanitë e licencuara për prodhimin e kanabisit, duke ia kaluar atë palëve të treta, kompanive transportuese, të cilat bëhen përgjegjëse ligjërisht nëse në ngarkesat që transportojnë do të gjenden sasira kanabisi të paligjshëm të përfshira nga grupet kriminale.

Kjo është një skemë perfekte për trafikimin e kanabisit, e maskuar pas ligjit dhe e sponsorizuar nga vetë qeveria e kryeministrit Rama. /Pamfleti

hashashi mjekësor koridor i ri trafiku

Lini një Përgjigje