Analisti Andi Bushati ka folur për kabinetin e ri qeveritar "Rama 4".
Bushati tha se qeveria nuk është e shqiptarëve dhe e Partisë Socialiste, por një qeveri personale e Edi Ramës, që caktoi disa persona, në poste të cilat as nuk ua kishte thënë më parë.
Bushati quajti si "fituese më të madhe" nga kabineti i ri, Belinda Ballukun, që arriti të mbajë të dyja postet e saj.
"E para, kjo nuk është as qeveri e shqiptarëve dhe as e PS, por personale, ai ka mbledhur kë ka dashur. Kush hap pak sytë dhe ka parë si bëhen qeveritë në një vend demokratik perëndimor, bëhen me diskutime brenda partive, përfaqësojnë flukse brenda partive, ekuilibra të ndryshme. Kjo është fshirë këtu.
E dyta, është një qeveri me kukulla qesharake. Njerëz që pretendohen të drejtojnë politikat e këtij vendi, as nuk janë pyetur, a e bëjnë dot këtë punë. E kanë marrë vesh në sallë. Te rasti i Manastirliut, e tregoi dhe tha se po habitet Ogerta. Mbase në një botë normale, Ogerta mund të thoshte nuk jam gati. Rama i zhvesh këta nga minimumi i dinjitetit", deklaroi Bushati në emisionin "Të Paekspozuarit".
Lini një Përgjigje