TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2025, 20:44

“Mediu po lyp shpëtim në SHBA, Berisha mban peng PD”, Evi Kokalari shpërthen kundër dyshes së opozitës

Shkruar nga Pamfleti

“Mediu po lyp shpëtim në SHBA, Berisha mban peng PD”, Evi

Evi Kokalari ka lëshuar një tjetër sulm frontal ndaj Fatmir Mediut dhe Sali Berishës. Sipas saj, kreu i Partisë Republikane ka trokitur në dyert e Departamentit të Drejtësisë në Washington DC për të kërkuar ndihmë kundër akuzave të GJKKO për çështjen e Gërdecit.

Fatmir Mediu po i kërkon Departamentit të Drejtësisë që ta ndihmojnë kundër akuzave të GJKKO për Gërdecin. Pafytyrësia e tij arrin aq sa gënjen autoritetet amerikane se George Soros është mbas tij dhe grupit të tij. U shpjegova miqve të mi që Soros nuk ka idenë kush është Mediu dhe ndoshta as Berisha, kjo është një gënjeshtër masive dhe e turpshme”, shkruan Kokalari.

Ajo tregon se ka marrë sinjale nga brenda DOJ për vizitën e Mediut, duke e konsideruar një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. “Pyetja e parë që duhet t’i bëhet Mediut në Amerikë është: sa vota ka marrë që është në Parlament? Mediu e di shumë mirë që ka marrë zero vota dhe nuk ka rëndësi kë njeh apo kë gënjen, dyert këtu nuk do t’i hapen thjesht se njeh ndonjë senator”, thekson Kokalari.

Por shigjetat e saj nuk kursyen as Sali Berishën. “Berisha vet do kishte shumë shanse më të mira për t’ju hequr non-grata po mos vriste meritokracinë në PD. Sot vazhdon ta mbajë peng dhe prapë nuk do e ketë shumë të gjatë. Unë do vazhdoj luftën kundër lobimit $6 millionsh që këta kanë paguar”, shkruan Kokalari, duke e akuzuar ish-kryeministrin se ka shkatërruar konservatorizmin në Shqipëri.

Në fund, Kokalari e quan Mediun “një hiç politikisht” pa parlamentin dhe i bën thirrje për dorëheqje: “Nëse do që unë të ndaloj, atëherë duhet të japë dorëheqjen urgjent, sepse nuk është aty me dëshirë të popullit, por e ka marrë peng edhe atë karrige në institucion”.

Më duhet të shtoj se dhe mund të mos fusja hundët në ato që Fatmir Mediu apo Sali Berisha po bëjnë në SHBA për të shpëtuar lëkurën dhe veten nga drejtësia, por problemi është që dhe Berisha dhe Mediu, bashkë me besnikët e tyre, mbajnë PENG të djathtën dhe opozitën.

Pyetja e parë që duhet ti bëhet Mediut në Amerikë, kur lyp mbrojtje, është se sa vota ka marrë në fushatën e fundit që është pjesë e Parlamentit Shqiptar”, tha ajo.

 

Lini një Përgjigje