TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 21:17

Rama i qëndron arrogancës: Harrojeni ndjesën për Ambrozia Metën, ka manipuluar publikun

Shkruar nga Pamfleti

Rama i qëndron arrogancës: Harrojeni ndjesën për Ambrozia

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga arroganca. Edhe pse gjesti ndaj gazetares Ambrozia Meta ishte skandaloz, ai nuk ka ndërmend të kërkojë falje. Rama ishte i ftuar në “Opinion” sot dhe gazetari Fevziu i kërkoi të kërkonte falje për gjestin. Rama u shpreh prerë se ta harrojë faljen ai, Ambrozia dhe kushdo tjetër. Sipas tij, gazetarja dezinformon publikun.

-Kam një video. Do të ju lutesha të kërkonit falje publikisht ndaj një kolegeje gazetare, Ambrozia Metën për sjelljen ndaj saj.

Faleminderit që e vure këtë video sepse është një material që është ngritur një histeri e madhe. Në të shkuarën mund të kem pasur situata në të cilat kisha shumë zell për të reaguar flakë për flakë me gazetarët, prej vitesh jam në disponim dhe krejtësisht në qetësi dhe durim të plotë për të ju përgjigjur të gjitha pyetjeve.

-Po çfarë ishte ai gjest?

Aty janë edhe dëshmitarët. Ky është manipulimi më i madh dhe i neveritshëm që kam përjetuar në këtë botë zallamahish ku stimulohet në mënyrë të qëllimshme manipulimi i publikut. Di një gjë ama dhe këtë e kam thënë për disa media të huaja që u hodhën përpjetë dhe shkruan mbi këtë video që korrektesa do të donte që të pyeteshin dëshmitarët dhe aty ishte një gjest miqësor, tërësisht miqësor. Një përpjekje miqësore, për t’i rrahur shpatullën miqësisht ndërkohë që po largohesha miqësisht.

-Po gazetarja po ju bënte pyetjen…

Gazetarja bëri një konstatim të gabuar për të cilën i thashë shko shikoje në vend sepse tha që nuk po punohet në Portin e Durrësit. Unë nuk kam asnjë ndjesë për t’i kërkuar dhe në këtë rast, gazetarja e cila është prototipi i ndërprerjeve të qëllimshme jo etike të vazhdueshme, duhet të vendoset përpara opinionit të atyre kolegëve të vet që edhe ata vijnë të bëjnë pyetjet e tyre dhe nuk ia kanë borxh një gazetareje. Unë nuk kam problem me pyetjet. Kam problem me etikën e një komunikimi. Kur pyet në një konferencë duhet të dëgjosh dhe t’i lësh të tjerët të dëgjosh. Ata nuk janë aty për të bërë muhabet me mua. Jemi të dy palët për të informuar publikun. E gjitha ka qenë e qetë, gjesti im ka qenë tërësisht miqësor dhe madje përveç kësaj, edhe rrahja e shpatullave nuk u materializua dot sepse gazetarja reagoi sikur ndodhi një agresion duke stimuluar. Nuk konsiderohet shtyrje një krah që afrohet drejt teje. Unë isha aty dhe nuk isha vetëm. Askush nuk i pyeti dëshmitarët e tjerë. Nuk kam parë askënd tjetër të pyesë.

Lini një Përgjigje