TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2024, 19:13

Nga avokati në Paris, te lobimet në SHBA dhe “super-avokati” në Londër, Saliu hedh miliona për të hequr damkën e “non gratës”!

Shkruar nga Pamfleti
Nga avokati në Paris, te lobimet në SHBA dhe
Avokatët e Berishës

Ka këshilluar Ban Ki Moon dhe Dalai Lamën/ Kush është avokati që mbron Berishën në Londër, një nga më të njohurit dhe më të shtrenjtët...

Sali Berisha duket se nuk e kapërdin dot faktin se është “non grata”. SHBA dhe Britania e Madhe e damkosën si të korruptuar dhe prej 3 vitesh, Berisha po përpiqet lart e poshtë duke përdorur kë të mundet për të hequr këtë njollë. Por nga ana tjetër po hedh miliona e miliona, të cilat nuk dihet nga dalin.

Amerikanët ishin ata që e shpallën të parët të padëshiruar dhe lëvizja e parë që bëri Berisha ishte të padiste Sekretarin Blinken në Paris. Berisha pajtoi një prej avokatëve më të mirë atje, Jean Yves Le Borgne. Ai kryeson Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës, dhe ka mbrojtur në gjykatat e këtij vendi shumë personalitete të larta politike si ish-kryetarin e Parisit, Jean Tiberi, ish-drejtorin e kabinetit të Jacques Chirac, biznesmenë të mëdhenj, si edhe ish-bosin e “Renault”, sipërmarrësin Carlos Ghosn.

Nga avokati në Paris, te lobimet në SHBA dhe
Jean Yves Le Borgne

Pra me pak fjalë, është një ndër avokatët më të mirë dhe kjo do të thotë se tarifa e tij ka qenë shumë e kripur. Berisha kurrë nuk e tregoi se kush e pagoi tarifën e avokatit, edhe pse ai dështoi pasi gjyqi mbeti rrugëve.

Por Berisha nuk u mjaftua me kaq. Ai kontraktoi një kompani lobimi në SHBA, me shpresën se amerikanët do të tërhiqeshin vetë nga akti i sekretarit Blinken. “PRIME Policy Group” mori përsipër lobimet e Berishës, teksa atëherë u tha se gjithçka bëhej pa pagesë. Por në fakt dyshimet janë se ishte e gjitha kamuflim. Kompania në fjalë është gjithashtu mjaft e njohur dhe sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë, një kontratë me të shkon mbi 400 mijë dollarë.

Nga avokati në Paris, te lobimet në SHBA dhe
Berisha dhe lobisti Charles Black

Por nuk mbyllet me kaq. Sali Berisha u shpall i padëshiruar në vitin 2022 edhe nga Britania. Ndryshe nga SHBA, në Britani ke të drejtën e ankimimit. Berisha e ankimoi vendimin dhe së fundmi ka nisur gjyqi me shpresën se do i hiqet damka. Por edhe këtu Berisha ka pajtuar avokatë.

“Pamfleti” shkroi pak ditë më parë se ai ka kontraktuar studion ligjore “Zaiwalla & Co”. Një prej studiove më të njohur në Londër, e cila ka në fokusin e saj Arbitrazhin, çështjet tregtare dhe sanksionet. Studioja drejtohet nga Sarosh Zaiwalla, një avokat me origjinë indiane. Sipas të dhënave të kompanisë, studioja ka 18 avokatë dhe të ardhurat e tyre vjetore janë mbi 14 milionë paund. Pra tarifat me të cilat ata punojnë janë pak të kripura.

Nga avokati në Paris, te lobimet në SHBA dhe
Sarosh Zaiwalla

Sarosh Zaiwalla ka këshilluar Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, dhe iu kërkua nga Dalai Lama të lehtësonte një dialog me Qeverinë e Republikës Popullore të Kinës (PRC) në lidhje me një rezolutë për Tibetin. “The Times” e shpalli Saroshin si "Avokatin e Javës" në vitin 2020 për suksesin e tij në Gjykatën e Apelit në favor të klientit të tij, Bankës Qendrore të Venezuelës kundër Bankës së Anglisë për kthimin e arit të Venezuelës me vlerë 1.8 miliardë dollarë.

Për të dytin vit radhazi, Z. Zaiwalla është vlerësuar në Edicionin 2024 të "Avokatëve më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare dhe gjithashtu është vlerësuar me një doktoraturë nderi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në drejtësi nga Universiteti i Boltonit në 2022.

Pra CV-ja e tij tregon qartë se kush është. Pyetja që shtrohet është: Kush i paguan tarifat aty për Berishën? Ish-kryeministri deklaron se ka në pronësi vetëm një apartament 110 metëe katëror. Po këto miliona nga dalin? /Pamfleti

shba paris non grata avokat saliu

Lini një Përgjigje