
Deputetët e rreshtuar krah Sali Berishës kanë zbritur në terren për tu përgatitur për zgjedhjet e vitit që vjen.
Detyra jonë është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës, ne jemi përballë një sfide: të çojmë përpara të mirën, duke rrëzuar të keqen. Kështu u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, gjatë takimit me qytetarët në Has.
“Nuk do të bëjmë asnjë kompromis me këtë regjim, pasi regjimet kurrë nuk e lëshojnë pushtetin”, tha Bylykbashi.
Ai u shpreh se tashmë demokratët janë të bashkuar dhe sot detyra jonë kryesore është që të bashkohemi me atë qytetarin e thjeshtë, t’i përgjigjemi, t’i japim shembull dhe frymëzim.
“Besoj shumë se ashtu si tek ju këtu e dhatë frymën te qytetari I thjeshtë, jo vetëm te anëtarët e PD, por te qytetarët e thjeshtë, ashtu do e bëjmë kudo në Shqipëri”, tha Bylykbashi.
Ai u shpreh se PD është partia e shpresës dhe jo e oligarkëve.
Lini një Përgjigje