
Enkelejd Alibeaj ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën për Bordin e Paqes, duke pretenduar se ajo nuk ishte personale dhe se fillimisht i ishte drejtuar Presidentit Bajram Begaj.
Alibeaj tha se Rama e ka përdorur politikisht këtë ftesë, duke e shitur si sukses individual.
Sipas tij, SHBA dhe BE prej vitesh kanë fokusuar investimin kryesor në Shqipëri te sistemi i drejtësisë dhe jo te ndryshimet politike përmes zgjedhjeve.
“Amerikanët dhe europianët nuk do ta shkëmbejnë SPAK-un për asnjë bord paqeje të Ramës”, u shpreh Alibeaj për “A2 CNN”, duke theksuar se drejtësia mbetet investimi strategjik dhe i panegociueshëm i Perëndimit.
Ai foli për një “legjendë urbane” sipas së cilës ftesa fillimisht i ka shkuar Presidentit, por është përvetësuar nga kryeministri, duke theksuar se dokumenti ishte një “copy-paste” i dërguar në dhjetëra vende.
Alibeaj ngriti pikëpyetje edhe pse Rama nuk e ka nënshkruar dokumentin, duke e cilësuar këtë si një gafë që, sipas tij, e tradhton gjithë procesin.
"Rama është i gatshëm “të shesë copa të Shqipërisë” për të siguruar mbështetje personale ndërkombëtare", përfundoi demokrati.
Lini një Përgjigje