Rama merr pjesë në Samitin e Soros, por shmangin fotot
Edi Rama dhe “vëllai” i tij, Alex Soros, vijojnë të manipulojnë opinionin publik.
Edhe pse kreu i qeverisë i shkoi në dasmë dhe kur flet në media krenohet me miqësinë që kanë, kur vjen puna, i shmangin fotot.
Rama ishte sot në Forumin e Paqes në Paris, që në fakt është një forum që organizohet nga Soros prej shumë vitesh. Rama ka qenë edhe shumë herë të tjera aty. Por ajo që bie në sy është se si Edi Rama, ashtu edhe Alex Soros, kanë publikuar foto nga samiti dhe nuk kanë hedhur asnjë foto me njëri-tjetrin.
Madje, në një prej fotove duket qartë se ata kanë qenë para Kullës Eifel, ku ishte edhe logoja e forumit, por fotot nuk janë publikuar. Ajo që i ka tradhtuar është Linda Rama, e cila në një foto duket në një panel ku është duke folur gruaja e Soros.

Pse Rama e shmang Sorosin në foto? Që kur Trump mori postin e presidentit, kreu i qeverisë shqiptare është treguar disi i ftohtë kur vjen puna për dokumentimin e raporteve me Alex Soros.
Ai nuk e ka mohuar miqësinë, por është kujdesur të mos lërë prova. Në rrjetet sociale të tij nuk ka foto vitet e fundit me Aleksin. Madje, edhe kur i shkoi në dasmë, nuk hodhi asnjë foto. Soros madje ka qenë në Shqipëri pak kohë më parë dhe sërish janë shmangur fotot.
Kjo situatë vjen në një kohë kur Rama e ka kaluar cakun me Trump. Pak javë më parë u kap duke bërë shaka me të dhe kjo gjë i ka hapur shumë punë. Nga ana tjetër, Trump ka urdhëruar të nisë një hetim të thellë ndaj perandorisë së George Soros.
Siç duket, Rama mundohet të luajë me dy porta: në publik e shmang Sorosin që të mos dërgojë mesazhe të gabuara te Trump, ndërsa në prapaskenë janë gjithmonë bashkë. /Pamfleti
Histori me bq.