
Kreu i PD, Sali Berisha është përplasur në Kuvend me deputetin e PS, Ulsi Manja.
Shkak është bërë një regjistrim, që Berisha ka pretenduar se ka për Manjën.
“Ku iku ky i Louis Vuitton? Iku ky se edhe ai ka paguar”, tha Berisha, por pa bërë me dije se për çfarë regjistrimi bëhet fjalë.
Kësaj deklarate iu përgjigj Manja, teksa me ironi tha se e ka pyetur Chat GTP, se ka ka çantë Louis Vuitton 500 mijë euro dhe se i është përgjigjur se Berisha ia ka futur kot.
Menjëherë ka replikuar Berisha ku shprehet: “Një sqarim. 500 mijë euro janë veçmas nga çantat Louis Vuitton. Përves se i ke marrë 500 mijë euro i ke kërkuar një çantë Louis Vuitton. Të ka pyetur po pse e do o Ulsi, këtu po e mbyll unë nuk e çoj më tutje”.
Lini një Përgjigje