
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK, pas marrjes në pyetje për më shumë se 1 orë, për çështjen e ’21 Janarit’.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK, Basha nuk dha detaj mbi atë se çfarë ka folur në Prokurorinë e Posaçme tha se duhet të ruaj sekretin hetimor, por theksoi se kishte folur mbi gjithçka kishte dijeni.
“Jam thirrur si person që ka dijeni për nëj çështje në hetim. Informacionin se për cilën çështje jam thirrur ju lus ta merrni drejtpëdrejt tek institucioni sepse ligjërisht dua të respektoj sekretin hetimor. Këto ishin gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë cështje. Për të tjerat e di që ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por do të prisni edhe pak”, tha Basha.
Lini një Përgjigje