TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 15:26

Xhafaj nuk heq dorë,  jep sinjale për ndërhyrje në drejtësi; a do të bëhen bashkë PD dhe PS kundër reformës?

Shkruar nga Pamfleti

Xhafaj nuk heq dorë,  jep sinjale për ndërhyrje në

Xhafaj kritik ndaj drejtësisë, kërkon të merren masa...

Pavarësisht se komisioni Antikorrupsion i drejtuar prej tij përfundoi me zero rezultat, Fatmir Xhafaj vijon të këmbëngulë se duhet rritur kontrolli mbi institucionet e pavarura.

Duke folur në seancën plenare të ditës së sotme, ai tha se institucionet e drejtësisë duhet të reformojnë procesin e llogaridhënies përpara Kuvendit dhe rrjedhimisht qytetarëve, si një themel për përmbushjen e reformës në drejtësi.

Plani i komisionit që u ngrit prej tij ishte që të ndërhyhej te sistemi i drejtësisë. Pas presionit ndërkombëtar nuk u arrit një gjë e tillë, por Xhafaj vijon të këmbëngulë. Ai tani drejton Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe nuk është çudi që ky komision të përdoret si manovër për të prekur drejtësinë.

Në themel të reformës qëndron një parim i thjeshtë, drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika, por nuk mund të funksionoj pa llogaridhënie ndaj shoqërisë. Ndarja në dy këshilla të veçantë, nuk ishte rastësi por zgjidhje e menduar që synonte të ruante balancat në dy degë të sistemit. Komisioni i Venecias e mbështeti këtë zgjidhje. Prokuroria dhe gjyqësori kanë përgjegjësi të ndryshme dhe secili të kishte organin e vet të veprimit. Shqyrtimi i veprimtarisë na tregon se sfidat në fushën e qeverisjes të sistemit mbeten të mëdha. Sipas raportit të BE-së, KLGJ nuk ka mundur të menaxhojë tërësisht pushtetin gjyqësore për të rritur eficensën duke mos dëshmuar aftësinë për të shpërndarë burimet në mënyrë racionale”, tha ai.

Xhafaj deklaroi se këshillat nuk kanë rritur të krijojnë një kulturë llogaridhënie. Sipas tij, kjo kërkon që Kuvendi duhet të ndalet seriozisht dhe të ndërhyje për të ndaluar këtë situatë.

Pas më shumë së 5 vitesh, reforma në drejtësi ka hyrë në fazë të re, drejt konsolidimit. Ne kemi nevojë për analizë të thelluar, jo për t’i gjykuar, por për të reflektuar me përgjegjësi për mënyrën sesi po funksionojnë këto institucione. Duhet të rishikojmë kriteret e përzgjedhjet se kandidatëve jomagjistratë. Duhet të garantojmë që përfaqësimi i tyre të mos jetë formal por për të garantuar llogaridhënie e transparencë.  Kuvendi të përforcojë format dhe mekanizmat e monitorimit të punës së këshillave dhe Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë”, tha Xhafaj.

Deklarata e tij janë një sinjal se nuk është çudi që PS dhe PD të bëhen bashkë për të ndërhyrë te reforma. SPAK po kthehet në makth për të gjithë dhe zhbërja e reformës nuk është çudi të ndodhë.  /Pamfleti

Lini një Përgjigje