
Kryeministri Rama ka ironizuar listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, duke thënë se janë njerëz që askush nuk i njeh.
Në një takim nga Berati, Rama e cilësuar drejtuesin politik të PD-së në këtë qark, Enno Bozdon si “qyp arkeologjik” ndërsa deklaroi se nuk do ta vendoste as fatorino.
“Je me kënetën. Ke një votë. Për çfarë do ta harxhosh. Se ke mall për bufin kur akoma nuk kishte rrjedhur. Apo do ta investosh që ajo që ti do të bësh të ketë një shans më shumë dhe Shqipëria do të jetë shumë më tepër mundësi për të ndihmuar ty? Për çfarë? Për të çuar deputetë në parlament këta që un as nuk i njoh.
Një Enno, Enno. Një vazo arkeologjike që nuk e di nga e kanë sjellë. As vazo jo. Qyp arkeologjik, Enno. Pa asnjë vlerë. Zero. Fatorino nuk e vë atë. E kanë sjellë këtu drejtues. E për çfarë për Enon.
Unë them që këtu të gjithë duhet ta mendojnë sepse është përgjegjësi e madhe në këto zgjedhje. Nuk është për mua, sepse aq vota ne i kemi.
Problemi është që t’i japim Shqipërisë një fuqi vendimmarrëse. Të mos trallisemi me Enot dhe enët e arkeologjisë politike”, tha Rama.
Lini një Përgjigje