TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 19:56

“Nëse bëj koalicion me Ramën”, Lapaj firmos deklaratën, i dhuron pasuritë Xhevit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nëse bëj koalicion me Ramën”, Lapaj firmos

Adriatik Lapaj, i cili në 11 maj garon me “Nisma Shqipëria Bëhet” ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Edi Ramën, pas zgjedhjeve.

Gjatë një takimi me qytetarë, një zonjë ka vënë në dyshim qëndrimin e Lapajt pas zgjedhjeve të 11 majit, duke aluduar për koalicion me Kryeministrin Edi Rama.

Por ai ka firmosur një deklaratë, përmes të cilës shprehej se do i dhuronte pronat dhe ccdo llogari bankare qytetares.

“Firmosa me Xhevin!

Zonja Xhevi gjatë takimeve që pata sot me qytetarët rrugicave të Tiranës, më tha se vinte bast që unë dhe ne, pas zgjedhjeve do bashkoheshim me Ramën.

U ula dhe i lash një letër të firmosur”, shkruan Lapaj në rrjet, duke postuar edhe videon e mëposhtme.

Lini një Përgjigje