TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 19:13

Paralajmërimi i Berishës: Banditë që kërcënoni qytetarët për votat nuk do keni vend mbi tokë

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmërimi i Berishës: Banditë që kërcënoni

Nga Vora, ku zhvilloi një takim me qytetarët në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Sali Berisha, kreu i PD dhe drejtuesi i koalicionit “Aleanca Shqipëria Madhështore” ka paralajmëruar cilindo që ushtron presion dhe kërcënon qytetarët me synim deformimin e votës se do të trajtohen si organizatë terroriste.

Berisha tha se banditët nuk do të kenë vend mbi tokë.

“Këta banditë, dhe dëgjoni ju Xhabaftët, dëgjoni Xhabaftë këtu, dëgjoni këtu. Ju kriminelë, që shndërroheni në bandën e atij dhe këtij; mos kërcënoni qytetarët e Vorës, se unë ju jap fjalën e nderit, se vend mbi tokë nuk do të keni për terroristë, për terroristë.

Ju keni mbështetjen e një delinkuenti që është kryeministër, keni mbështetjen e një njeri që s’ka ligj e as moral për karrigen e tij, dhe bëheni ushtarë të tij.

Por ju garantoj se, te Erioni do shkoni dhe bashkë me ju, do vijë dhe Edi aty.

Ju garantoj se javën e parë të qeverisë do të shpalleni organizatë terroriste dhe forca e ligjit, forca e shtetit do të jetë e pamëshirë ndaj jush.

Vidhni, plaçkisni me ndihmën e shtetit çdo ditë dhe tani dilni për të trembur qytetarët për vota. Mjerë ju çdo pësoni.

Ua them unë ju. Ju në Elbasan, Durrës, Shkodër kudo që jeni, soji juaj do shpallet terrorist, mbajeni mend këtë”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje