TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 18:19

Meta i përgjigjet Ramës: U argëtova me “ufon”, në Skrapar do të kemi 3 deputetë të sigurt

Shkruar nga Pamfleti

Meta i përgjigjet Ramës: U argëtova me “ufon”,

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga qelia pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë takimit elektoral në qytetin e Çorovodës.

Meta shkruan se “ufo” deklaroi në Çorovodë se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?

Ai u shpreh gjithashtu se në sallën ku Rama foli, 80% ishin jabanxhinj shëtitës, dhe jo qytetarë vendas.

“Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën?

Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë.

U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën”, thotë Meta ndër të tjera në mesazhin e tij në Facebook.

Meta shkruan gjithashtu se teksa Rama u ka kërkuar t’i japin PS 2 deputetë, Skrapari do të ketë 3 deputetë të sigurt, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj.

“E falenderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura”, shkruan Meta, teksa i fton skraparllinjtë të votojnë numrin 1, koalicionin “Shqipëria Madhështore”, shkruan Ilir Meta.

Lini një Përgjigje