
Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Hysen Xhura në Tiranë, ka folur lidhur me programin e partisë politike që ai garon për zgjedhet e 11 Majit.
Çfarë programi ka Koalicioni i Demokratëve Euroatlantik?
Lista e kandidatëve dhe programi i Koalicionit Euroatlantik janë më të mirat sot për sot në të gjithë aspektin politik shqiptar. Shpresoj që shqiptarët ta vlerësojnë këtë dhe të votojnë. Rama po mundohet të bëjë fushatë tallava pasi nuk mund të përballet dot me qytetarët për arritjet dhe mosarritjet dhe sa i kanë realizuar premtimet.
Premtoi legalizime dhe nuk janë bërë, premtoi rrugë, ujë 24 orë dhe nuk i ka bërë për 12 vite pushtet. Rama bën logje Kavaje asgjë më shumë. Shmang vëmendjen ndaj dhënie llogari, mbulon realitetin me propagandë.
Pse e ke këtë bindje se Koalicioni ka programin më të mirë se partitë e tjera?
Ne ndryshojmë se për çdo pikë të programit kemi dhënë edhe zgjidhjen. Është ndryshe të paraqitesh me një program të bukur në dukje dhe një program që t’i sqarosh qytetarëve se si do të zgjidhet çështja e arsimit, shëndetësisë, ku do gjenden paratë dhe sa do të kushtojë.
Lini një Përgjigje