
Qetësohet situata te KZAZ 40 në Tiranë. Fillimisht pati tensione dhe përplasje, pasi disa fletë votimi u kontestuan nga numëruesit, pasi kishin ngjyrë pak më ndryshe se fletët normale dhe pati dyshime se mund të jenë fletë të falsifikuara.
Votat ishin për partinë e Agron Shehajt dhe kjo solli reagime të forta, pasi Mundësia lufton për një mandat në Tiranë. Por pas përplasjeve dhe debateve, KZAZ në fund vendosi t’i cilësojë të ligjshme ato fletë.
Sipas kandidatit të Partisë Mundësia, Erald Kapri, janë shpallur fillimisht të pavlefshme 7 vota të subjektit të tij pa asnjë shpjegim ligjor:
“Kaluan votat në skaner, u numëruan, kur papritur 7 vota të Mundësisë u shpallën të pavlefshme, pa thënë arsye. Pastaj thanë do i bëjmë 3 dhe më pas pretenduan se ngjyra e fletës ishte e zbehtë. Këto fletë nuk iu treguan vëzhguesve tanë sipas rregullave”, deklaroi Kapri.
Pas përshkallëzimit të debatit, KZAZ mori vendimin për të nxjerrë jashtë të gjithë vëzhguesit. Po ashtu erdhi dhe policia.
Lini një Përgjigje