TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 14:52

Përplasje në KZAZ 40 në Tiranë/ Policia nxjerr me forcë vëzhguesit e partisë së Agron Shehajt

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje në KZAZ 40 në Tiranë/ Policia nxjerr me forcë
Agron Shehaj

Kandidatja e Partisë Mundësia dhe vëzhgues të Partisë Mundësia janë përplasur me numëruesit në KZAZ nr 40 në Tiranë lidhur me pretendimet se disa fletë votimi për këtë parti ishin të pavlefshme.

Pas revoltës së kandidates që ka kërkuar tu tregohen fletët që pretendohet se janë të pavlefshme, anëtarët e KZAZ kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për të nxjerrë jashtë përfaqësuesit e Mundësia.

Në lidhje me këtë rast, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është informuar, ndërkohë që kreu i partisë, Agron Shehaj, po drejtohet drejt KZAZ-së për të ndjekur situatën nga afër, njofton Mundësia.

“Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 6 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme. Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja banale është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë. Mbi këtë rast sapo u lajmëruar z. Celibashi, ndërkohë z. Shehaj po niset drejt KZAZ-së”, thuhet në njoftimin e Partisë “Mundësia”.

Situata u përshkallëzua më tej kur në ambientet e KZAZ-së mbërriti kreu i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj. Ai akuzoi policinë për përpjekje për të nxjerrë jashtë vëzhguesit e autorizuar të kësaj force politike, duke e cilësuar veprimin si të paligjshëm.

Na tregoni urdhrin që nuk lejon vëzhguesit brenda. Vëzhguesit tanë janë të autorizuar dhe kanë të drejtën ligjore të jenë këtu,” tha Shehaj, teksa debatoi me efektivët e policisë.

Ai shtoi se nuk do të lejojë vjedhjen e votave dhe se, nëse do të duhet të nxirren jashtë nga ambientet e numërimit, atëherë do të jetë me forcë.

Duhet të na tërhiqni zvarrë nëse doni të na nxirrni nga këtu. Po na vidhen votat. Ne jemi vëzhgues dhe kërkojmë vetëm një të drejtë që na takon ligjërisht. Nëse shohim padrejtësi, kemi të drejtë ta sinjalizojmë. Nuk po kërkojmë asnjë privilegj, nuk po kërkojmë qiqra në hell. Kush është i paautorizuar? Ne jemi kandidatë!”, deklaroi Agron Shehaj para mediave dhe autoriteteve. Por pavarësisht rezistencës, policia i nxorri jashtë vëzhguesit.

agron shehaj

Lini një Përgjigje