TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 14:17

"Rroftë partia që na burgosi", Berisha: Ministri Hoxha votohet si yll i burgut!

Shkruar nga Pamfleti
"Rroftë partia që na burgosi", Berisha: Ministri Hoxha
Sali Berisha

Pas disfatës së thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kreu i PD Sali berisha ka dalë në një konferencë për mediat.

Berisha solli në vëmendje faktin se 99% e të burgosurve votuan për PS. Ai tha se ministri i Brenshëm votohet në burg si ylli i të burgosurve. 

“A e morët vesh ju sesa votuan në burgje? Ministri i Brendshëm të gjitha votat me Ermonela Felon në burg. A ka vend në votë që votohet ministri i Brendshëm përvecse në Shqipëri, se është bandit si ata.  Ministri i brendshëm votohet në burg si ylli i të burgosurve, 99% e të burgosurve votojnë PS, rroftë partia që na burgosi.  Kjo është Koreja e Veriut. Beteja për votën e shqiptarëve ëhstë betejë absolute, do të jetë fitimare. Thirrje edhe njëherë popullit opozitar në protëestë kundër këtyre zgjedhjeve të grabitura më shumë se kurrë ndonjëherë. Këto zgjedhje dëshmojnë se sa më shumë vjedhin edi rama me grupin e tij, aq më i fortë bëhet rezultati sepse krimi shtrohet në votë dhe vota në krim”, u shpreh Berisha. 

zgjedhjet ministri ervin hoxha sali berisha

Lini një Përgjigje