
Kreu i PD, Sali Berisha është pyetur ditën e sotme nga gazetarët nëse beteja për të cilën e ai flet do të udhëhiqet nga vetë ai apo lidership i ri në PD.
Kësaj pyetje që nënkupton dorëheqjen e tij si kreu i demokratëve pas humbjes në zgjedhje, ku PS ka marrë shumicën absolute, ai i përgjigje me fjalët: "Kush e nis e bitis"
'Tani i nderuar, PD ka statutin dhe do i përmbahet asaj, por ka disa parime eprore dhe këto parime është vota e lirë e shqiptarëve. Kjo parti vazhdon betejën për votën e lirë të shqiptarëve.
Ju jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, 1 javë para zgjedhjeve, në Valencia Edi Rama u damkos si që blen vota me lek, me zarfa, me prokurorime, me kanabis, me punësime. Të gjitha format e blerjes së votës. Ai, ju garantoj unë ju, se nuk ka akt dhe gjë në botë që nuk do ndërmarrë për të mbajtur karrigen sepse është zhytur në krime të tmerrshme. Ka luajtur vetë me votën, me rendin me të gjitha.
... Betejën gjer në fitore, ai që e nisi, do ta bitisi Këtë betejë gjer në fitore, ai që e nisi do ta bitisi. E morët vesh.' tha Berisha.
Ndërkohë Berisha ka paralajmëruar edhe një protestë pas rezultatit të zgjedhjeve, që sipas tij u diktuan nga krimi.
Tubimi do të mbahet në datë 16 në bulevardin “Zogu i Parë”, pikërisht në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian.
“Thirrja ime për të gjithë komisionerët të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur për ata që kanë votuar për opozitën në dëshmi të terrorit, të mbajnë çdo parregullsi.
Libri i zi shkruhet me datën 16 ora 17:00 në bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin kombëtar të përbindëshit elektoral Edi Rama”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje