TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2025, 14:02

"Zarfet me euro, patronazhistët dhe terrori i policisë", Berisha liston arsyet e humbjes së thellë

Shkruar nga Pamfleti

"Zarfet me euro, patronazhistët dhe terrori i policisë",

Kreu i Partisë Demokratike ka dalë sërish në një deklaratë për mediat, pas humbjes së zgjedhjeve te 11 Majit. Ai nuk ka pranuar humbjen duke akuzuar qeverinë se bleu rezultatin ndërsa shtoi se bandat kriminale paguan të marrë votat e PS.

Teksa paralajmëroi protestë më 16 Maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë, në orën 17:00  te 'Bulevardi Zogu i Parë' përballë kryeministrisë, ai listoi arsyet se pse humbi thellë në këto zgjedhje.

Kreu i PD tha se falja e 1.2 mln eurove gjoba, leja për mbledhjen e dhjetëra mijëra hektarë kanabis dhe zarfet me 100 euro për qytetarët janë arsyet pse PS triumfoi. Berisha tha gjithashtu se sistemi kriminal i patronazhistëve dhe  policia terroriste ndaj votuesve ishte gjithashtu arsyet e humbjes.

“Falja e 1,2 mln euro gjoba dhe zarfet me 100 euro është blerja më e fuqishme publike që ka ndodhur në historinë e vendit.

Dhjetëra mijëra hektarë kanabis të cilave u sha leje të mbillet, çdo bimë kanabisi me prodhim fitimi 1 mijë euro është llogaritur për blerje votash në mënyrën më të pamëshirë.

Punësimi punë për votë u aplikua masivisht në këto zgjedhje.

Sistemi kriminal i patronazhistëve, i futur rreth qendrës së votimit, ishte një polici terroriste ndaj zgjedhësve shqiptarë.

Dy drejtuesit më të lartë të SHIK, zëdhënës të drejtores u morën javët e para me të gjithë regjistrat e rrjetet agjenturor të Sigurimit të Shtetit dhe e aktivizuan për karrigen e Ramës.

Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral, që është aq monstruoz edhe në diasporë. E morët vesh vesoj se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6%. Kemi të bëjmë me Korenë e Veriut”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje