TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2023, 15:47

“Qesharak!”, Sula ironizon Bashën: Qenkemi lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai paska dashur të bëhet kryetar grupi!

Shkruar nga Pamfleti

“Qesharak!”, Sula ironizon Bashën: Qenkemi lodhur kot për

Deputeti demokrat, Dash Sula ka ironizuar kreun e PD pas ndryshimeve të statutit që u miratuan sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Me anë të një postim në Facebook, Sula ironizon Lulzim Bashën duke thënë se gjithë këto vite paskan qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, pasi sipas tij, kreu i PD paska dashur vetëm që të bëhet kreu i grupit.

Sula thotë se Basha kërkon kufizim të mandatit qeverisë së kryeministrit, por ndërkohë këtë praktikë nuk e nis nga drejtimi i partisë, që sipas ndryshimeve nuk ka asnjë pikë që e detyron kryetarin që të japë dorëheqjen edhe nëse humb zgjedhjet.

"Prandaj s’paska ardhur PD ne pushtet sepse ish-kryetari paska dashur të bëhet kryetar grupi. Ndarja nga e kaluara dhe demokratizimi i partisë domethënë paska qenë përqendrimi i pushteteve te një individ?! Asnjëherë nuk e humb mundësinë për t’u bërë qesharak sa herë që del në publik.

Ne paskemi qenë lodhur kot për ta bërë kryeministër, ai dashka vetëm Kryetar Grupi. Si ka mundësi që i vetëshpalluri lider perëndimor kërkon kufizim te mandatit te kreut të qeverisë por këtë praktik nuk e nis nga kryetari i partisë, madje e shmang nga çdo përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve.

Mbi një vit i shkëputur nga politika aktive duket se e paska shpenzuar për relaksim të thellë dhe kurrsesi për PD dhe demokratët", shkruan Sula.

sula basha kuvendi

Lini një Përgjigje