TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Shtator 2023, 15:28

Basha forcoi pozitat në PD, shpërthen keq deputeti: Përjashtove njerëzit që të ndihmuan dhe u vetëshpalle kryetar

Shkruar nga Pamfleti

Basha forcoi pozitat në PD, shpërthen keq deputeti: Përjashtove

Deputeti demokrat, Lefter Gështenja pas përfundimit të Kuvendit Kombëtarë të PD-së, akuzoi Bashën se ka gënjyer demokratët se do të hapte partinë.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai tha se Basha foli ndryshe dhe veproi ndryshe, duke përjetësuar veten si kryetar i përjetshëm. Ndërkohë më tej ai bëri thirrje për bashkim të opozitës dhe forcim të saj.

Të bësh luftë kundër kultit të individit e më pas të mbledhësh Kuvende për të përjashtuar ata që bëre betejën dhe të vetëshpallesh kryetar i përjetshëm, vetëm kjo s’mund të jetë dhe s'mund të quhet Partia Demokratike.

Është koha për një Parti Demokratike gjithëpërfshirëse, më të fortë dhe jo më të dobët se e djeshmja!”, shkruan Gështenja.

gështenja pd

Lini një Përgjigje