Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 5 protestues, që u arrestuan më 17 prill pas trazirave.
Berisha tha se protestuesit qëndruan si luanë ndaj torturave dhe po mbahen në burg pa asnjë provë dhe fakt.
“Qëndruan si luanë ndaj torturave, mbahen sot në burg pa asnjë provë dhe fakt. Ata janë ndërgjegjja jonë, frymëzimi ynë, lirimi i tyre urgjent nga burgu është beteja jonë. Një përshëndetje e përzemërt të atyre që u torturuan nëpër komisariate nga banditë me uniformë”, tha Berisha.
Sot u mbajt në Gjykatën e Tiranës seanca për masën ndaj 11 protestuesve të arrestuar në protestën e PD të së premtes. Kjo është hera e parë që protestuesit lihen në arrest me burg, 5 prej tyre, ndërsa 6 të tjerët “detyrim paraqitjeje”.
Në burg u lanë: Klement Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvel Tocilla dhe Semi Bici.
Lini një Përgjigje