TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2026, 18:52

“Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, Rama prezanton nismën e re: Deri në 2 mln euro kredi për bizneset e vogla e të mesme

Shkruar nga Pamfleti
“Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, Rama prezanton nismën e
Rama takim me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë

Kryeministri Edi Rama prezantoi programin e ri “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”, një iniciativë që synon të mbështesë financiarisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, përmes një linje kredie me interesa më të ulëta dhe garanci sovrane nga qeveria.

Gjatë një takimi me përfaqësues të agroturizmit në Tiranë, Rama shpjegoi mekanizmin e programit dhe kategoritë që do të përfitojnë.

Ky takim synon të ndihmojë jo thjesht ju që jeni këtu, por të gjithë ata që janë të interesuar për t’u informuar me mundësitë e reja, që do të vihen në dispozicion të të gjithë atyre që do të duan të jenë protagonistë në këtë fushë. Dua ta nis te programi i ri kombëtar që ne po përgatisim, që do të lançohet sëshpejti. Në fund të muajit do të kemi marrëveshjen mes Bankës së Shqipërisë, bankave të nivelit të dytë dhe qeverisë për një linjë financimi të mbështetur nga qeveria shqiptare, për të mbështetur çdo projekt për këdo që ka një ndërmarrje të vogël apo të mesme dhe që ka ndërmend ta rrisë atë. E kemi quajtur projektin ‘dyfisho ndërmarrjen tënde’. Ky projekt do të mbështet nga një linjë kredie e Bankës së Shqipërisë, e cila do të përpunohet nga bankat e nivelit të dytë në bazë të aplikimeve dhe do të garantohet nga qeveria shqiptare me një garanci sovrane dhe do të ketë një interes të kredisë më të ulët sesa kreditë komerciale. Plus që do të ketë një limit deri në 2 milionë euro. Nuk do të jetë e mundur të aksesohet nga kompanitë e mëdha, por do të aksesohet nga Start-Up, nga ndërmarrjet e vogla e të mesme, nga punishtet dhe agroturizmat që duan të rriten”, deklaroi Rama.

Takimi u zhvillua në kuadër të diskutimeve për “Paketën e Maleve”, një program që synon të nxisë zhvillimin e turizmit malor dhe agroturizmit. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe drejtuesja politike e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi interesin në rritje për këto iniciativa.

ndermarrje rama

Lini një Përgjigje