TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2026, 14:38

Letërporosia e SPAK në SHBA, reagon Meta: Manipulim! Nuk kam përdorur kurrë karta bankare

Shkruar nga Pamfleti
Letërporosia e SPAK në SHBA, reagon Meta: Manipulim! Nuk kam
Ilir Meta

Kreu i PL, Ilir Meta ka akuzuar nga qelia SPAK-un se ka mashtruar në letër-porosinë që i ka nisur autoriteteve amerikane në mars të 2025, ku Prokuroria e Posaçme e bën fakt të kryer që vetë Meta ka përdorur kartë bankare.

Ish presidenti thotë se ai vetë nuk ka përdorur asnjëherë këtë kartë dhe nuk ka dijeni që të afërm të tij, pasi ish bashkëshortja Monika Kryemadhi mund ta ketë përdorur kartë.


Reagimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Çdo letërporosi e nisur nga Prokurorët e SPAK-ut në SHBA, ka patur vetëm një qëllim, manipulimin dhe keqpërdorimin e autoriteteve amerikane kundër Ilir Metës.

Asnjë letërporosi, nuk është nisur në respekt të kontratës ligjore GSIS-LSI, të regjistruar në SHBA dhe në Shqipëri.

Qëllimi ka qënë krijimi i mjegullës, por jo provimi i fajësisë së hamendësuar të Ilir Metës sepse prokurorët kanë qenë të bindur që në fillim, që gjithçka ka qenë Mashtrim, siç rezultoi edhe me McKeon Group.

Shikoni si  Mashtrojnë hapur dhe qëllimisht prokurorët e SPAK-ut, me firmë dhe me vulë, Departamentin e Drejtësisë në SHBA, sikur gjoja e kanë të provuar se unë kam përdorur të paktën tre karta bankare amerikane.

Sikur t’u thoshin na ndihmoni se dyshojmë, që Ilir Meta mund të ketë përdorur karta bankare amerikane, po e pranojmë si logjikë, sepse dyshimi është gjithmonë i pranueshëm.

Por t’i mashtrosh me vetëdije duke u thënë autoriteteve amerikane, sikur gjoja e kemi të provuar se Ilir Meta ka përdorur tre karta bankare amerikane është një Mashtrim i qëllimtë i autoriteteve amerikane dhe një kompromentim i raporteve të bashkëpunimit transparent midis dy vendeve.

Duke e publikuar sot këtë letërporosi të datës 11 mars 2025, i siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partnerët amerikanë dhe europianë se Kurrë në jetën time, jo vetëm Nuk Kam Përdorur një kartë bankare amerikane apo europiane, por as kartë bankare shqiptare.

Së dyti, Kurrënuk kam patur dijeni që një bashkëpunëtori i imi, ish i afërm i imi, apo person i afërt me mua të ketë përdorur ndonjë kartë bankare të tillë.

Kurrë nuk kam qenë në asnjë vend ku mund të jenë përdorur këto karta bankare që pretendojnë prokurorët.

Në të ardhmen, do të shikoni çudira të tjera si këto, sepse ua kemi thenë që fillim se standardet e rrëmbimit, janë identike me vetë standardet e hetimit, me standardet e gjykimit dhe të paraburgimit tim.

 

letërporosia e spak në shba reagon meta

1 Komente

  1. T
    Tony

    Ky qen mohoi sy per sy 700,000 te videos e jo card e cash. Ky eshte vetem nje qelbesire, mashtrues e hajdut pathollogjik se bashku me te shoqen qe kane bere sikur jane ndare. Qe ne pamje bashke me te shoqen e pjellen e vet duken si derrkuca stalle e te ndjellin crupen kur i sheh. Si more e vute kryeminister e president kete kanoce conserve e na shemtuat Shqiptarine para te huajve. Si nuk gjetem nje person qe u vu ne pozite ne ministri, qeveri e drejtesi te mos kete prona rresht, biznese, punishte, lokale, pallate e dreqi e di. Per derisa ky legen nuk eshte denuar akoma do te thote qe e gjithe shtresa e pozites, opozites, drejtesise e shtetit kane veshur pampers se u del era.

    Lini një Përgjigje