TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Prill 2026, 16:25

Paditi për shpifje Alesia Balliun, gjykata rrëzon Blendi Himçin!

Shkruar nga Pamfleti
Paditi për shpifje Alesia Balliun, gjykata rrëzon Blendi
Alesia Balliu dhe Blendi Himçi

Deputeti Himçi e kishte akuzuar anëtaren e partisë Demokratike, Alesia Balliun për shpifje.

Gjykata e Shkallës Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë ka rrëzuar padinë e deputetit të PD Blendi Himçi ndaj Alesia Balliut.

Deputeti Himçi e kishte akuzuar anëtaren e partisë Demokratike, Alesia Balliun për shpifje. Gjyqtari Dritan Hallunaj e ka cilësuar të papranueshme padinë e ngritur nga Blendi Himçi.

Paditi për shpifje Alesia Balliun, gjykata rrëzon BlendiPaditi për shpifje Alesia Balliun, gjykata rrëzon Blendi
Vendimi i gjykatës

Kujtojmë që ish-kandidatja demokrate për deputete, Alesia Balliu, në një dalje televizive në nëntorin e vitit që lamë pas ka hedhur akuza të forta ndaj PD-së dhe  kryesisht ndaj deputetit Himçi. 

Balliu akuzonte Himçin se ka paguar Flamur Nokën për t’u bërë deputet.

“Kam respekt për kandidatin e pavarur, fakti që doktori nuk ka arritur të marrë vota në Cërrik është sepse suportohet nga dyshja Çapja-Himçi që vjen si rrjedhojë e një pazari të bërë nga Noka e Berisha. Si mund të votohen? Situata aktuale e PD-së sot është për shkak të lidershipit. Pasi ato janë kandidatët e Berishës dhe madhështorit Noka. Duke e parë të gjithë trajektoren e këtij njeriu unë do të shikoja një humbje të thellë dhe dua të theksoj te pazari që ai u bë deputet sot, sepse pagoi Flamur Nokën për t’u bërë deputet sot. Fituesi i demokratëve në qarkun Elbasan ishte zoti Sula dhe jo Himçi, ai ishte pazarxhiu i Flamur Nokës”, është shprehur Balliu.

 

alesia balliu dhe blendi himçi akuzat gjykata

Lini një Përgjigje