
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër për 35 vitet e tranzicionit politik në Shqipëri, duke e cilësuar demokracinë shqiptare si një mashtrim të vazhdueshëm.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe një video nga fjala e tij në Kuvend në vitin 2019, Murrizi është shprehur se pushteti politik ka qenë thjesht një rrokadë fallco mes “shokësh” të të njëjtit ideal.
Sipas tij, e ashtuquajtura luftë politike ka shërbyer vetëm si ushqim për militantët dhe si justifikim për ndarjen e shqiptarëve në dy kampe, të majtë e të djathtë, por në të vërtetë, Shqipëria nuk ka pasur kurrë një forcë politike realisht të djathtë.
“Pushteti politik dhe qeverisës real ka qenë një rrokadë fallco mes shokësh të të njëjtit ideal. ‘Lufta’ politike ka qenë thjesht ushqim për militantët dhe justifikim për ndarjen e shqiptarëve në dy kampe gjoja të majtë e të djathtë, por në fakt Shqipëria kurrë nuk ka pasur një parti politike të djathtë të vërtetë. Madje edhe partitë e qendrës kanë qenë një miksim idesh, programesh dhe individësh që anojnë shumë majtas”, shkruan Murrizi.
Ai kujtoi se të njëjtat akuza i ka ngritur edhe kur ishte deputet, gjatë një fjale në Kuvend në vitin 2019, por askush nuk guxoi të replikonte. “Këtë ua kam thënë në sy Parlament në vitin 2019 dhe askush nuk bëlbëzoi një fjalë”, thekson ish-deputeti.
Lini një Përgjigje