TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2025, 11:17

Pullat fiskale në valixhet e DHL-së: Kontrata që po djeg shtetin!

Shkruar nga Pamfleti

 Pullat fiskale në valixhet e DHL-së: Kontrata që po djeg shtetin!

Qeveria i dorëzon arabëve të Dubait dhe DHL-së kontrollin mbi mallrat me akcizë, ndërsa Ministria e Financave heq dorë nga çdo mbikëqyrje. Një skemë e qartë për kontrabandë e pastrim parash me firmën e Kryeministrit...

Është dhënë prova e parë konkrete e skemës së denoncuar nga “Pamfleti” lidhur me manipulimin e sistemit të pullave fiskale nga qeveria Rama, në bashkëpunim me partnerët arabë të Dubait. Kompania koncesionare “ALBTrace Co”, me qendër në Abu Dhabi dhe ortakëri me Shtypshkronjën Shtetërore të Letrave me Vlerë, ka nisur shpërndarjen e pullave fiskale për mallrat e akcizës drejt magazinave doganore jashtë Shqipërisë, duke përdorur për këtë qëllim kompaninë “DHL Albania Sh.p.k”.

Kjo është kontrata e dytë shtetërore që i besohet DHL-së brenda pak muajsh. Pas skandalit me shpërndarjen dhe kthimin e zarfave të votave të Diasporës, ku kompania rezultoi se kishte shkelur kontratën dhe kishte kontribuar në një proces të kontestuar manipulimi, DHL është futur sërish në një proces kritik për integritetin fiskal të shtetit. Bashkëpunimi i saj me KQZ dhe kreun Ilirjan Celibashi në zgjedhjet e 11 majit 2025 mbetet ende i pahetuar nga SPAK, megjithëse janë ngritur dyshime të forta se zarfat janë manipuluar në disa shtete për të favorizuar kandidatët e PS dhe listën e mbyllur të Edi Ramës.

Tani, e njëjta kompani, pa garë reale dhe pa transparencë, është kontraktuar nga “ALBTrace Co” për transportin ndërkombëtar të pullave fiskale që i dërgohen kompanive të huaja që operojnë me mallra me akcizë. Lajmi është bërë publik në Buletinin e Prokurimeve të datës 21 korrik 2025, ku thuhet se kontrata është nënshkruar më 10 korrik 2025.

Pullat fiskale në valixhet e DHL-së: Kontrata që po djeg shtetin!

Ende më alarmante është fakti se kontrollin mbi prodhimin, seritë dhe shpërndarjen e këtyre pullave e mban vetëm ortaku arab i qeverisë shqiptare. Ministria e Financave, me një urdhër të brendshëm të firmosur nga ministri Petrit Malaj, ka hequr dorë nga çdo kompetencë kontrolli mbi këtë proces. Ky veprim u jep praktikisht arabëve të Dubait të drejtën të prodhojnë, paketojnë dhe shpërndajnë pulla fiskale pa asnjë mbikëqyrje shtetërore.

Për të krijuar iluzionin e korrektësisë financiare, tenderi i transportit u dha me një ofertë shumë më të ulët se fondi limit, ndërsa në vlerësimin teknik është paraqitur si kompani me shërbim korrekt e të sigurt – pretendim që bie ndesh me precedentët e mëparshëm të DHL-së në Shqipëri.

Në tërësi, ky është vetëm hapi i parë i zbatimit të një skeme më të madhe që lidh koncesionin e pullave fiskale me kontrabandën e mallrave të akcizës dhe pastrimin e parave përmes eksporteve e importeve të simuluara. Dhe gjithçka po bëhet me bekimin e qeverisë, nën urdhrat e Kryeministrit Rama dhe zbatimin teknik të një ministri si Petrit Malaj, që vjen drejtpërdrejt nga lista e mbyllur e pushtetit./Pamfleti

pullat fiskale dhl kontrata

Lini një Përgjigje