TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Dhjetor 2025, 22:51

Publikoi materialin sekret të SPAK?! Gazment Bardhi tregon ku e gjeti dokumentin për Ballukun

Shkruar nga Pamfleti
Publikoi materialin sekret të SPAK?! Gazment Bardhi tregon ku e gjeti
Bardhi në SPAK

Ditën e djeshme, më 16 dhjetor SPAK i kërkoi Parlamentit heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe njëherësh ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese më 12 dhjetor, e cila e ktheu sërish në detyrë, çështja Balluku mbetet një ndër më zjarrtat e opinionit publik.

Lëvizja e radhës e SPAK ka ngjallur jo pak reagime, ndër të parët që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, por të shumtë ishin ata që reaguan edhe nga radhët e opozitës.

Kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi ditën e sotme ka bërë një reagim në rrjetet e tij sociale, ku ka shkëputur një fragment nga kërkesa e SPAK. Aty thuhet se SPAK me metoda speciale ka zbuluar se janë intimiduar dëshmitarët.

Sot ka pasur akuza se Bardhi ka nxjerrë sekret hetimor. Në “Opinion” ai tregoi se ku e gjeti dokumentin.  “Materiali është marrë nga dosja te kërkesa që ka sjellë SPAK, faqja 6 e kërkesës”, tha ai.

Megjithatë pikëpyetja ngelet e njëjtë: A ka shkelur Gazment Bardhi ka shkelur ligjin duke publikuar një kërkesë të një institucioni të lartë të drejtësisë?!

bardhi spak sekret hetimor

Lini një Përgjigje